Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imazhi i Kosovës prezantohet përmes kulturës
English

Imazhi i Kosovës prezantohet përmes kulturës

Në kuadër të planit të punës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe me mbështetjen e Ministrit Enver Hoxhaj, misionet diplomatike të Kosovës në botë gjatë këtij viti i kanë kushtuar një kujdes të veçantë organizmit të aktiviteteve kulturore dhe artistike në kryeqendrat e ndryshme të botës.
Gjatë kësaj periudhe kohore, në qytete të ndryshme të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera ku Kosova përfaqësohet me misione diplomatike dhe konsullore janë organizuar dhe mbështetur disa dhjetëra aktivitete kulturore, të zhanreve të ndryshme, të cilat janë ndjekur nga një numër i madh i qytetarëve të huaj si dhe bashkatdhetarëve të cilët jetojnë në vendet e ndryshme.

Në këto aktivitete, përmes koncerteve muzikore e koreografike, ekspozitave të pikturës, skulpturës e fotografisë, aktiviteteve letrare e shkencore, promovimeve si dhe formave të tjera të artistike, para audiencave të huaja janë shfaqur vlerat më të arrira kulturore dhe artistike të popullit të Kosovës si dhe është përçuar një mesazh i fuqishëm pozitiv për shtetin më të ri në Evropë.

Po ashtu, me mbështetjen e MPJ-së, përmes ambasadave të Kosovës, grupe dhe artistë të veçantë të Kosovës kanë marrë pjesë në shumë ekspozita, konkurse dhe festivale artistike, ku është vlerësuar lartë performanca dhe niveli artistik i artistëve të Kosovës.

Aktivitetet kulturore të Kosovës dhe performancat e veçanta të artistëve kosovarë janë prezantuar edhe në mediet e vendeve të ndryshme të botës, ku është vlerësuar lartë potenciali dhe kreativiteti i madh artistik që ekziston dhe po fuqizohet në mesin e artistëve të Republikës së Kosovës.

Këto ngjarje po ashtu kanë shërbyer si një urë lidhëse e artit kosovar me atë ndërkombëtar si dhe kanë krijuar mundësi të mirë për bashkatdhetarët tanë që të ndjekin nga afër vlerat kulturore të Kosovës.

Fuqizimi i imazhit të Kosovës në botë përmes artit dhe kulturës është një ndër objektivat prioritare të MPJ-së, e cila në muajt në vazhdim do të fuqizojë edhe më tutje këtë aspekt të veprimtarisë me synim të rritjes së mëtutjeshme të rezultateve në botë.

KOMENTE