English

Kosovë-Serbi. Ndryshimi i kufijve as të mos jetë si obsion i diskutimeve

Doris Pack, Deputetja e Parlamentit Evropian, ka qënë mjaft e prerë në qëndrimin e saj lidhur me ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.


Në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë” ajo u shpreh se ndarja apo ndryshimi i kufijve të Kosovës të mos figurojnë fare si opsione në tavolinën e diskutimeve të ardhshme.

“Nuk e di se çfarë sillet në kokat e njerëzve në Beograd. Nuk e di as se çfarë sillet në kokat e politikanëve në Prishtinë. Por, mendoj se, meqë jemi të përfshirë në këtë situatë, duhet të ecim përpara në mënyrë strikte, që do të thotë se nuk bën të lejojmë çfarëdolloj ndarjeje apo ndryshimi të kufijve”, u shpreh Doris Pack.

Që nuk bën të flitet për ndarjen e Veriut, është kuptuar tashmë edhe në Beograd, por ka vijuar të hidhet poshtë përqafimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës. Autoritetet në Serbi folën së fundi për pamundësinë e qeverisë,për të hequr praninë e Beogradit nga Kosova, duke zbehur kështu shpresat për interesimin në zhbërjen e strukturave paralele në veri, si kërkesë e vazhdueshme e evropianëve.
“Ekziston tani një strategji e re, e vetmja strategji: për të vazhduar dialogun, ku të diskutohet një zgjidhje politike për veriun e Mitrovicës. Por, mendoj se, nuk bën t’ia lejojmë vetes ta diskutojmë këtë çështje në ndonjë mënyrë tjetër, përveç zbatimit të planit të Marty Ahtisaarit edhe atje”, u shpreh eurodeputetja Pack, duke theksuar rëndësinë e një angazhimi më të madh të Catherine Ashtonit në krijimin e një qasjeje unike në BE, për sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd. “Zonja Ashton duhet të punojë për faktin se, ekzistojnë ende pesë shtete në Bashkimin Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha ajo.

KOMENTE