English

Mbi 200 fëmijë në ditë përfundojnë në urgjencën e spitalit pediatrik. Shkak luhatjet e temperaturave

Ulja dhe ngritja e temperaturave të motit, ka sjellë dhe rritjen e numrit të pacientëve të sëmurë pranë qendrave shëndetsore por dhe jo pak pranë urgjencave të spitaleve.

Më të prekurit nga kjo luhatje temperature janë fëmijët e vegjël që kanë patur temperatura të larta, dhimbje fyti dhe diarre. Mjekët këshillojnë prindërit që të kenë kujdes për të kapur sëmundjen në fazat e para, të eleminojnë ndryshimet e ambjentit nga i nxehti në të ftohtë, t`i drejtohen mjekut të familjës dhe në raste me madhorë sigurisht Urgjencës së QSUT-së.
1371

KOMENTE