Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkup. BDI-ja kërkon ndryshimin e himnit shtetëror
English

Shkup. BDI-ja kërkon ndryshimin e himnit shtetëror

BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) do të kërkojë edhe ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë, kështu shkruan sot gazeta e përditshme maqedonas “Den”. Sipas gazetës, burime të larta partiake të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë thënë se në agjendën e tyre është edhe ndryshimi i himnit shtetëror, ku do të jenë të pranishme edhe elementet e bashkësisë etnike shqiptare, që janë popull i dytë në Maqedoni.

Sipas gazetës, “integristët” tashmë kanë kërkuar nga disa poetë shqiptarë të shkruajnë tekst për himnin e ri, në të cilin do të pasqyrohen elementet edhe të bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni.

“Në BDI janë të vetëdijshëm se tani është atmosfera më e përshtatshme për të hapur këtë çështje, kur vendi po përballet me probleme dhe mospajtime të mëdha politike në planin ndëretnik”, shkruan gazeta, duke nënvizuar se shqiptarët asnjëherë nuk aplikojnë apo këndojnë himnin e Maqedonisë, por në ngjarjet e tyre kombëtare dhe në nivel zyrtar përdorin himnin kombëtar shqiptar. Çështja e himnit shtetëror të Maqedonisë u trajtua ditëve të fundit kur në USHT në shumë aktivitete u përdor himni shqiptar, gjë që u vlerësua si provokim dhe prokuroria e përgjithshme e Maqedonisë ka ngritur hetime mbi këtë çështje, për përdorimin e një himni, siç thuhet të një shteti tjetër.

KOMENTE