Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debati politik Obama-Romney, mbërthen amerikanët para televizorit
English

Debati politik Obama-Romney, mbërthen amerikanët para televizorit

Sot në mbrëmje sipas orës lokale në Denver, Amerikë 21:00, do të jetë debati politik më i ndjekur që do të mbërthejë mijëra shikues amerikanë, për të ndjekur debatin midis dy kandidatëve për President të Amerikës, Obama dhe Romney.

Aksionet janë të larta: Deri në 60 milionë njerëz mund të jenë në akordim për përgjigjet që do të ndihmojnë ata, të vendosin nëse do të vazhdojnë kursin e kombit me Obamën me Romni në krye.

Si sfidant republikan, Romni pritet të dalë plot gjallëri pasi ai bën propozimet e tij për të rritur ekonominë dhe për të ndihmuar klasën e mesme. Obama, si Demokrat, pritet të tregojë se rimëkëmbja mund të jetë e ngadaltë, por e sigurt dhe e qëndrueshme - dhe se ai meriton një mandat tjetër për të përfunduar punën.

Disa nga pikat ku do të përqëndrohet debati do të jenë:

1. Pikat e rritjes ekonomike dhe lufta për papunësinë
2. Ndarja e madhe e taksave
3. Kujdesi shëndetësor
4. Stili dhe performanca
5. Lëvizja jashtë Amerikës

KOMENTE