Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Testi i kodit gjenetik, mënyra më e re për humbjen në peshë
English

Testi i kodit gjenetik, mënyra më e re për humbjen në peshë

Të gjithë duan të humbin kilogramët e tepërt, sidomos për vajzat që duan të duken përherë elegante.
Përveç dietave dhe këshillave të ndryshme, së fundi një metodë e re është zbuluar për humbjen e kileve të tepërta.
Me anë të testit për kodin gjenetik të personit mund të përgatitet një program i përshtatshëm dietik.

Kjo mënyrë dobësimi e cila ka si objektiv kryesor dobësimin më të lehtë dhe më të shpejtë të personit përcakton dhe shpeshtësinë e zhvillimit të ushtrimeve fizike.

Dieta individuale në vend të dietave të përbashkëta

Tashmë vijnë dietat individuale në vend të dietave të përbashkëta. Në bazë të mostrës së marrë nga personi i cili dëshiron të bëjë dietë përgatitet një program i veçantë dietik enkas për të.

“Mostra merret thjesht nga goja. Nuk është e nevojshme të merret gjak apo të bëhen injeksione tjera. Pas 4 ditëve marrim përgjigjen e kodit gjenetik të personit”, shprehet specialistja estetike Tugba Deveci.

Si përgatitet programi dietik?

Si mund të përgatitet dieta duke u bazuar në kodin gjenetik? Dietat e bëra tani janë organizuar me qëllim ekuilibrimin e mesatareve të yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Avantazhi më i madh këtu është ekuilibrimi i këtyre mesatareve në bazë të personit. Ndërkohë që një personi i duhet të marrë mesatarisht 20 % karbohidrate një tjetri mund t’i duhen mesatarisht 40 %. Dieta e përgatitur në këtë mënyrë mundëson një dobësim më efikas.

Planifikohet dhe programi i ushtrimeve

Ndryshe nga testet e ndjeshmërisë ndaj ushqimeve tek testi gjenetik planifikohet dhe programi i ushtrimeve.
Me ndihmën e kësaj metode të re, përcaktohet nëse personi dobësohet më mire duke bërë ushtrime apo duke kufizuar aktivitetin ushqimor.

KOMENTE