English

"Ju jeni të parët", por dhe unë jam i pastrehë, "shprehet" kryetari i bashkisë Përrenjas (VIDEO)

Motoja "Ju jeni të parët" ku i drejtohej qytetarëve të tij, e ka shoqëruar gjatë fushatës së tij në zgjedhjet 2011 edhe kryetarin e bashkisë Përrenjas Bajazit Karriqi.

Por a e ka zbatuar vërtet Karriqi këtë moto? Dhe me siguri që po, përgjigjen qytetarët dhe madje këshilltarët e tij të majtë në bashki me ironi.
Por si qytetar i parë i kësaj bashkie emri i tij figuron në listat e të pastrehëve të cilët përfitojnë kredi apo strehim social nga shteti. Por emrin në listën e të pastrehëve e kanë vënë dhe anëtarët e stafit të tij.
Xhemal Bega, këshilltar i majtë shprehet se në listë nuk janë përfshirë të pastrehët e vërtetë por listat janë të manipuluara.

Një gjë të tillë ka denoncuar edhe kreu i këshillit bashkiak, përfaqësues i Aleancës Kuqezi, Myslim Karriqi, sipas të cilit kreu i bashkisë nuk ka qenë kurrë i pastrehë dhe si i tillë se ka emrin në asnjë listë të mëparhme.
Videot e mëposhtme tregojnë premtimet e tij të hedhura në youtube, por që rezultojnë ndryshe, në fakt ai madje ka fituar dhe statusin e të pastrehut por a qëndron ky version?
1379

1380

KOMENTE