Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mrekullia e foshnjës 9 muajshe me 6 tumore në sy
English

Mrekullia e foshnjës 9 muajshe me 6 tumore në sy

Ndër dhjetra foto që prindërit Curtis dhe Leonie Norville i kishin bërë djalit të tyre ata dalluan njërën foto që ishte ndryshe nga të tjerat në pjesën e syve të djalit të tyre të porsalindur.

Imazhi i mrekullueshëm tregon Romeron të shtrirë me një reflektim shpirtëror të bardhë në syrin e tij të majtë.
Këmbanat e alarmit menjëherë ranë nga z Norville, një fotograf profesionist dhe kameraman i cili kurrë nuk kishte parë më parë një reflektim të tillë që ai i sigurt mendoi se nuk mund të ishte normal.

Me shpejtësi e çuan Romeron në spita lokal për fëmijë, ku një konsulent i transmetoi lajmin shkatërrues që një kancer i rrallë në sy kishte shkaktuar një tumor të madh prapa syrit - dhe pesë më të vegjël pas syrit të tij të djathtë.

Katër muaj me radhë, Romero iu nënshtrua kimioterapisë dhe trajtimit me lazer.
Por prindërit e tij kanë vendosur të flasin për rastin e tij për të tërhequr vërejtjen e prindërve të tjerë në lidhje me gjendjen.

"Kur morrëm vesh se ai kishte tumorr zemra jonë u shkatërrua dhe gruaja ime Leonie u sëmur gati në kriza çmendurie", tha zoti Norville, 30 vjeç nga Perry Barr në Birmingham.
"Askush në familjen tonë nuk e kishte atë. Bota jonë u shpërbë.

"Por tani ai i është përgjigjur mjaft mirë kurimit të ti. Romero ka qenë shumë mirë dhe problemi i vetëm është se ai zgjohet shumë gjatë natës për shkak se kimioterapia ibën foshnjat të ushqehen pak dhe shpesh."
Znj Norville, menaxhere në shërbimin social për të rritur, shtoi: "Në fillim kur dëgjuam lajmin unë qaja çdo ditë. Por tani shpresat tona janë rritur se ai do të jetë i lumtur dhe me jetë të gjatë.

Romero u diagnostikua me Retinoblastoma, një tumor malinj që fillon në retinë, dhe çon në veshje të ndjeshme të dritës së syrit.
Është e trashëguar dy në pesë raste, prek rreth 50 fëmijë në Britani të Madhe çdo vit, përgjithësisht nën moshën pesë vjeçare.
Në qoftë se kapet shpejt, shanset për shërim janë rreth 95 për qind.
Romero ka filluar menjëherë një kurs kimioterapie dhe ka pasur gjashtë orë seanca çdo muaj për katër muajt e fundit.
Tumori në syrin e tij të majtë është zvogëluar me një të tretën dhe tumoret e vogla në syrin e tij të tjera janë zhdukur pas trajtimit të rregullt me lazer.

Z. Norville, i cili, së bashku me gruan e tij është duke bërë fushatë për të ndihmuar në rritjen e 5 milion eurove për Qendrën e fëmijëve të spitalit e Kancerit, shtoi: "Romero është tepër elastik. Ai është shumë i lumtur, i këndshëm dhe i gjallë. "
Onkologia Pediatrike Dr Helen Jenkinson ka thënë se sfida e trajtimit Retinoblastoma dypalëshe është e mundur dhe sidomos kur kapet që në fillim është absolutisht e mundur dhe e suksesshme.

Ajo shtoi: "Ne do të presim që Romero do të bëjë një rikthim të plotë, ne do të presim për të kuruar atë dhe unë shpresoj se ai do të ketë vizion relativisht normal edhe kur aitë jetë i vjetër.
"Ai ka vazhduar të rritet dhe të lulëzojë në të gjithë trajtimin e tij dhe ai duket fantastik tani.
"Ne jemi të kënaqur me progresin e tij.

KOMENTE