Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Të jesh grua, nuk është e lehtë por është mahnitëse, frymëzuese, paqe, jetë
English

Topalli: Të jesh grua, nuk është e lehtë por është mahnitëse, frymëzuese, paqe, jetë

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte sot në Kosovë, e ftuar mes grave lidere të botës, në Samitit Ndërkombëtar të Gruas “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Gruas”.

Zonja Jozefina Topalli ishte në panelin e hapjes së këtij Samiti së bashku me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish sekretaren e shtetit të Amerikës, Madeleine Albright.

Në fjalën e saj përpara rreth 200 grave lidere nga e gjithë bota, Kryetarja e Kuvendit i bëri thirrje çdo gruaje, çdo nëne, çdo bije: “Mos rrini mënjanë, mos u nënshtroni, “Mos kini frikë”.

“Ne e dimë, tha Jozefina Topalli ,se të jesh grua nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është një gjë e lehtë. Por është diçka mahnitëse. Është frymëzues për njerëzimin. Është kyç për ekonominë. Është ndryshim. Është paqe. Është jeta.”

Duke falënderuar zonjën Magdalen Albright për gjithçka ajo ka bërë për rajonin, Kryetarja e Kuvendit tha se : “Magdalen Albright guxoi. Ju zonjë ishit E DREJTA. Ju ndryshuat botën. Dhe ja ku jemi sot me një shtet të ri, të lirë dhe të pavarur, në një rajon që nuk ka më luftë.”

KOMENTE