Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lulëzim Basha: Plani urbanistik do të ketë legjitimitet të plotë, plan që do u trashëgohet brezave
English

Lulëzim Basha: Plani urbanistik do të ketë legjitimitet të plotë, plan që do u trashëgohet brezave

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha mori pjesë sot në seminarin “Rritja e pjesëmarrjes demokratike qytetare, në vendimmarrjen në nivel lokal”. Në Bashkinë e Tiranës prej afro një viti, qytetarët janë pjesë e rëndësishme e vendimarrjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është konsultuar drejtpërdrejt me qytetarët, për çështje të rëndësishme të qytetit tonë, sikundër janë informuar rregullisht për çdo nismë të Bashkisë.

“Të gjithë kanalet e komunikimit janë të hapura, që nga ato elektronike deri tek takimet personale dhe çdo gjë që ndodh bëhet publike. Po kështu, qytetarët e Tiranës janë të inkurajuar që nëse ka një kërkesë, një shqetësim, një sugjerim, zëri i tyre do të dëgjohet” – u shpreh Kryebashkiaku Basha.

Një standart i ri u vendos në konsultimet për buxhetin e vitit 2012. Qytetarët e Tiranës vendosën vetë për të adresuar një sërë investimesh në infrastrukturë.

“Kur nisëm një praktikë të dëgjesave publike për buxhetin muaj më parë, shumëkush ishte skeptik. Bëhej fjalë për takime me qindra, mijëra banorë të Tiranës, në secilën prej 11 njësive bashkiake të saj por takimet dhe dëgjesat ishin frytdhënëse. Në shumë raste, qytetarët patën dorë të ndryshojnë prioritetet e propozuara nga specialistët e Bashkisë, për zonën ku jetojnë, për lagjen dhe rrugën e tyre” – tha z. Basha.

Kjo praktikë e ndjekur me projekt buxhetin i bëri qytetarët të ndërgjegjësohen që zëri i tyre do të dëgjohet dhe ata tashmë do të vendosin vetë për të ardhmen e qytetit të tyre. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në konsultimet për Planin Urbanistik, e dëshmon më së miri këtë fakt.

“Për herë të parë, Tirana ka përfunduar një draft-plan të zhvillimit urban. Prej 20 vitesh, në Tiranë është ndërtuar pa një projekt të përgjithshëm dhe territori në shumë raste ka marrë një goditje të madhe, duke dëmtuar rëndë harmoninë sociale, pasi janë marrë në konsideratë interesat e pak vetëve dhe janë harruar interesat e shumicës. Ky plan urbanistik, i hartuar nga specialistët më të njohur të fushës ka kaluar në filtrin e grupeve të interesit dhe është analizuar nga gjykimi i rreptë i botës akademike. Parimet kryesore që kanë udhëhequr ekspertët kanë qenë, drejtësia në zhvillimin e pronës dhe zgjerimi i hapësirave publike, pra më shumë ambiente të gjelbra, më shumë hapësira çlodhëse, më shumë infrastrukturë sociale, kopshte, shkolla dhe çerdhe.

Sot, ky projekt është në vazhdën e konsultimit me qytetarët e Tiranës, për të marrë pëlqimin e tyre. Unë mund t’ju them se pritshmëria por edhe entuziazmi me të cilin është pritur ky konsultim është i madh. Sallat e takimeve nuk mjaftojnë për numrin e qytetarëve që paraqiten. Ata kanë pyetje dhe propozime, ata duan që zëri i tyre të dëgjohet dhe vërejtjet e tyre të merren parasysh. Në fund, kushtetuta e zhvillimit të qytetit, pra plani urbanistik do të ketë legjitimitet të plotë. Ne do u lëmë trashëgimi brezave të ardhshëm një projekt i cili mori pëlqimin më të gjerë të mundshëm të qytetarëve” – theksoi Kreu i Bashkisë së Tiranës.

KOMENTE