English

Berisha, pjesë e panairit të mollëve në Korçë

Kryeministri Berisha, gjatë qëndrimit në qytetin e Korçës, mori pjesë në Festën e Mollës dhe vizitoi panairin e organizuar me këtë rast, në komunën Mollaj të këtij rrethi. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të zonës, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.

Kryeministri u ndal në stendat e këtij panairi ku ekspozoheshin jo vetëm varietete të ndryshme të mollëve të zonës, por edhe produkte e gatime të bëra nga ky frut karakteristik i zonës. Gjatë bisedave të zhvilluara me tregtarë të ndryshëm në këtë panair, Kryeministri Berisha u njoh me punën dhe investimet e tyre në këtë fushë prodhimi, si dhe me dhe çështje të ndryshme të cilat ata ngritën.

Kryeministri theksoi se qeveria ka investuar shumë në zonat rurale, sidomos në infrastrukturë rrugore, pasi pa rrugë, prodhimet e këtyre zonave do të mbeteshin pa dalje në treg. Kryeministri siguroi se mandati i ardhshëm do të jetë mbështetje e fuqishme ndaj zonave rurale, duke investuar fuqishëm, në bujqësi, në sistemet e vaditjes, në agrobiznes, agroindustri, pro edhe në mbështetje të drejtpërdrejtë të fermerëve.

KOMENTE