English

Jahjaga vendos gurin e parë në xhaminë e re të Prishtinës. Feja është një promotore e Paqes (VIDEO)

Sot në Prishtinë, Kosovë janë hedhur themelet e para të xhamisë më të re dhe më të madhe në të gjithë rajonin.
Udhëheqës të lartë politikë e fetarë hodhën sot gurëthemelin e xhamisë së re në Prishtinë, ndërtimi i së cilës pritet të kushtojë rreth 20 milion euro. Gjatë ceremonisë në të cilën morën pjesë edhe udhëheqësit e kishës katolike dhe asaj ortodokse, u bënë thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare dhe besimit tradicional në vend.
Gjatë ceremonisë ka përshëndetur Presidente Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe kryetari i kuvendit Krasniqi si dhe emra të tjerë përfaqësues të fesë.

Midis të tjerash në fjalën e saj Jahjaga theksoi:
"Kosova është vend ku kulturat, traditat e fetë janë gërshetuar përgjatë shumë shekujve dhe ku bashkëjetesa mes tyre ka qenë e vazhdon të jetë virtyt dhe vlerë e saj. Është vend i besimit në njeriun dhe i mirësisë mes njerëzve, vend i tolerancës dhe respektit fetar".
1400

KOMENTE