Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbardhet linja e drogës së shtetasit rumun
English

Zbardhet linja e drogës së shtetasit rumun

Mbrëmë me datë 07.10.2012, në ora 21.00, nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, si rezultat i një pune intesive hetimore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumetimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Pikën e Kontrollit Kufitar Hani i Hotit, ku në orën 14.45, pikërisht në dalje për në drejtim të shtetit Mali i Zi, pas kontrollit të bërë nga shërbimet e policisë kufitare në mjetin autoveturë Ford Galaksi, ngjyre Gri, me targe BE 187 GS, që drejtohej dhe ishte në pronësi të shtetasit Romun Vasile Buzdugan, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 42 pako të mbështjella me plasmas transparent, ku në brëndësi të tyre u gjend material bimor në gjendje të tharë e llojit cannabis sattiva, me peshë gjithsej 43 kg e 890 gram.

Në kuadër të këtij operacioni u arrit kapja dhe arrestimi në flagrancë e drejtuesit të mjetit, shtetasit Vasile Vasil Buzdugan, 38 vjeç, lindur në Rumani dhe banues në Bari Itali.

Gjithashtu në sajë të hetimeve të kryera nga strukturat e posaçme të Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkoder, rezultoi se lënda narkotike e cila është gjetur në automjetin e mesipërm, është marrë në banesën e shtetasit Françesko Ujk Sufaj 19 vjeç, banues ne fshatin Bajzë, Komuna Kastrat, rrethi M. Madhe, në banesën e të cilit gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet një pako plastike e mbushur me lëndë narkotike, si ajo e gjendur në automjetin në fjalë si dhe një thes me lëndë bimore në gjendje të thare e llojit cannabis sativa, ku pas peshimit rrezultoi të kishin një peshë prej 4 kilogram.
Po kështu në këtë banese është gjetur e sekuestruar dhe një armë zjarri automatike sëbashku me një karikatore me 6 fishekë.

Sa më sipër u bë shpallja në kërkim e shtetasit Françesko Ujk Sufaj dhe po puñohet intensivisht për kapjen e tij.
Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materiales, në ngakim të shtetasve të lartpërmendur, iu kaluan, për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.

KOMENTE