English

Pallati i Kongreseve kalon nën administrim të Bashkisë së Tiranës

Bashkisë së Tiranës tani i kalon dhe një tjetër pronë me një sipërfaqe 2661 metra katrorë truall, e cila ndodhet në zonën kadastrale 8160, të sipërfaqes së tre kateve të Pallatit të Kongreseve, si dhe lulishtet në të tre anët e godinës.

Kreu i qeverisë shqiptare, kryeministri Sali Berisha, ka firmosur vendimin për për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, së godinës së Pallatit të Kongreseve e cila është ndërtuar para viteve ''90.

Tashmë Bashkia e Tiranës do të jetë administratore e këtij ambienti që më parë ishte nën administrimin e Këshillit të Ministrave dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

Në këtë mënyrë pritet që Bashkia e Tiranës të rritë të ardhurat e saj mjaft ndjeshëm, pasi shumica e aktiviteteve mjaft të rëndësishme zhvillohen në këtë ambjent.

KOMENTE