Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leskaj: Kryeministri fushatë elektorale me fëmijë të moshës 6 vjeçare deri në 17 vjeç
English

Leskaj: Kryeministri fushatë elektorale me fëmijë të moshës 6 vjeçare deri në 17 vjeç

Tonet e debatit janë ndezur sot në Komisionin parlamentar të Arsimit, teksa kryetarja e këtij komisioni, deputetja socialiste Valentina Leskaj ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me mungesën e cilësisë së premtuar në arsim, por edhe skandalin më të fundit të kryeministrit i cili ka nisur fushatën elektorale në shkollat fillore. “Nuk mund të gjesh një precedent të tillë që Kryeministri ta fillojë fushatën elektorale me fëmijë të moshës 6 vjeçare deri në 17 vjeç e t’u kërkojë fëmijëve që tu thonë prindërve të votojnë kundër opozitës. A ka vend në botë ku kryeministri shkon te fëmijët e vizaton opozitën si të keqen e madhe të vendit, për çfarë edukimi bëni fjalë? Kjo është dhunë dhunim i të drejtave të fëmijëve”, është shprehur deputetja Leskaj. Ajo ka theksuar se pas miratimit me konsensus të ligjit që ndalon aktivitetet partiake në shkolla, i pari që po e shkel këtë ligj është vetë kryeministri. Ndërsa ai që do të duhej të ishte i pari për ta ndaluar këtë shkelje, ministri i arsimit, hesht. “Nëse nuk keni fuqi të ndaloni Kryeministrin duhet të bëni dorëheqjen”, i është drejtuar ministrit deputetja Valentina Leskaj.

Duke ju referuar situatës aktuale në arsim kryetarja e komisionit parlamentar të arsimit ka theksuar se qeveria nuk mund të garantojë cilësi dhe prova më e qartë për këtë është shtimin i programit për Cilësi e Barazi në arsim. “E vërteta është se ju nuk mund të garantoni cilësi në arsim, nëse ka ende shkolla ku rrezikojnë të bien çatitë kur diskutohen bankat, dritaret se për mjete didaktike s’bëhet fjalë dhe këto nuk janë pak! Suvatimet apo qoftë edhe shkollat e reja, nuk mjaftojnë pa garantuar programet, tekstet, mësuesit”, është shprehur deputetja socialiste. Leskaj ka vijuar akuzat e saj ndaj politikës së ndjekur në emërimet dhe shkarkimet e mësuesve, që sipas saj kanë dy probleme të mëdha: emërime politike dhe korrupsion, pagesë në këmbim të vendit të punës. “Nuk mund te ketë cilësi kur mësuesi fiskulturës jep biologji dhe e vetmja cilësi e tij është të qenit militant. Muajt e fundit largimet politike kane qenë flagrante. Shkollat janë pushtuar nga militantë. Vitin e kaluar në komision keni thënë se emërimet politike do marrin fund dhe se përgjegjësia për monitorim është e juaja. Sivjet gjendja është më keq”, ka evidentuar deputetja Leskaj.

Nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së kryetares se komisionit të arsimit as çështja e teksteve shkollore, apo mungesës së sigurisë në shkolla. “Çështja e teksteve, e cila ka dy probleme të mëdha: Së pari, është klientelizmi dhe së dyti, problemi i mediokritetit dhe politizimit në brendinë e tyre. Të dyja janë të lidhura për shkak të korrupsionit e klientelizmit pranohet mediokriteti e politizimi”, ka thënë Leskaj, duke shtuar se sot ka dalë edhe problemi i sigurisë në shkolla. “Prindërit duan t’i kenë të sigurt fëmijët. Nxënës me thika që plagosin njeri tjetrin, rojën apo dhe mësuesin e shkollës, rasti i fundit ishte dje në Tiranë”, është shprehur deputetja socialiste.

KOMENTE