Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Panariti merr urime Dr. Erato Kozakou−Marcoullis
English

Ministri Panariti merr urime Dr. Erato Kozakou−Marcoullis

Menjëherë pas publikimit të Raportit të Progresit për Shqipërinë, ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, ka marrë një mesazh urimi nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Qipros dhe Presidente e Këshillit të Ministrave të BE-së, Dr. Erato Kozakou−Marcoullis.

Ministria Marcoullis, uroi ministrin Panariti për raportin shumë të mirë dhe për rekomandimin për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Komisioneri për Zgjerimin.

Unë ndihem shumë e shpërblyer për këtë ngjarje dhe ju përcjell urimet më të përzemërta për të, ka thënë Dr. Marcoullis, duke shtuar se, tashmë puna duhet të vijojë me ritme edhe më të mëdha në këtë drejtim.

Ministri Panariti, nga ana e tij, e falenderoi znj Marcoullis për urimin, si dhe vlerësoi kontributin që ajo personalisht, si dhe presidenca Qipriote e BE-së i kanë dhënë procesit të integrimit Evropian të Shqipërisë.

KOMENTE