English

Projektligji Integral për Aftësinë e Kufizuar. Reagon shoqata e të verbërve (VIDEO)

Qeveria ka miratuar Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, por mos kontaktimi me Shoqatën e të Verbërve ka sjellë reagime lidhur me mospërfshirjen e grupeve të interesit, në hartimin e projektligjit Integral për Aftësinë e Kufizuar.

Presidenti i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafajt shprehet se Shoqata është njoftuar vetëm një ditë më parë, ku i kërkohet të marrin pjesë në konsultime, por pa u konsultuar me anëtarësinë e tyre.
1411
"Ka eliminuar konceptin e shoqatave kombëtare, ka vënë në një plan shoqatat e personave me aftësi të kufizuar dhe ka vënë në një plan, u ka dhënë të drejten e përfaqësimit edhe shoqatave apo qëndrave që ofrojnë shërbime, cka do të thotë ka hapur rrugën për të vazhduar procesi i kompanive të biznesit në kurriz të personave me aftësi të kufizuar. Nuk përcakton detyrimin se cili do të jete niveli i këtij financimi, por sipas mundësive. Projektligji flet për diskriminim, pra nuk mund të kërkosh përshtatje nëse përbën barrë të tepruar. Pra projektligji është më shumë një përrallë ëndrrash, por në thelb mendojme se nuk ka mekanzimat e garancisë për t'u aplikuar dhe që në vetvete përbën një kërcënim për të drejtat tona në të ardhmen", u shpreh Tafaj.

KOMENTE