Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grevisti Arif Beu largohet nga greva dhe Asllan Patrioti, jep dorëheqjen (VIDEO)
English

Grevisti Arif Beu largohet nga greva dhe Asllan Patrioti, jep dorëheqjen (VIDEO)

Sidomos këtyre brenda dy ditëve, pasi ata nuk marrin dhe unë, gjendja e grevistëve është rënduar së tepërmi.
Kreu i Shoqatës se te Burgosurve Politike Skënder Tufa u bën thirrje shoqatave si ato të të Drejtave të Njeriut të ngrenë fjalën e tyre pasi do të jetë një plagë e rëndë për Shqipërinë nëse ndodh fatkeqësia e tyre dhe një turp i madh për demokracinë e këtij vendi.
150 ish të përndjekur politikë të qarkut të Elbasanit do t'i bashkohen të hënën grevës së urisë, e cila po zhvillohet në kryeqytet.

Ish të përndjekurit do të mbeshtesit grevistët dhe do të hyjnë në grevë urie nëse kërkesat e tyre do të vazhdojnë të injorohen nga Qeveria. Kryetari i Shoqates së ish të Përndjekurve në Elbasan Beshir Alla është shprehur i indinjuar nga indiferenca e Qeverisë, kur në rrugët e kryeqytetit po digjen njerez.

Por ndërkohë brenda grevistëve duket sikur "ka filluar dhe përçarja".Ish i përndjekuri politik Arif Beu ka lënë grevën në ditën e 22 të saj për arsye familjare.

Ndërkohë mësohet se një nga kordinatorët e grevës ka dhënë dorëheqjen. Asllan Patrioti dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish të përndjekurit politik të cilët janë në grevë urie.

“Dorëheqja ime vjen pasi më thanë se kam bërë deklarata politike. Unë kam mbajtur peshën e kësaj greve dhe akuzat ndaj meje janë të padrejta” tha Patrioti.

Ndërkohë menjëherë pas dorëheqjes së Patriotit, ish të burgosurit politik kanë theksuar se do të vijojnë grevën e urisë.

“Kemi ardhur në këtë grevë sepse të drejtat tona po nëpërkëmben. Do vazhdojmë grevën deri në fund, nuk do dorëzohemi.Të drejtat tona po dhunohen nga kjo klasë e pa- përgjegjshme politike. I bëjmë thirrje të gjithë demokratëve, nuk kemi grevë politike por ekonomike” theksoi Ramazan Spahiu një prej grevistëve.
1421

KOMENTE