Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëndë e re në shkollat e mesme. Edukimi i ndjenjës “unë mund të arrij këtë”
English

Lëndë e re në shkollat e mesme. Edukimi i ndjenjës “unë mund të arrij këtë”

Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Myqerem Tafaj dhe anëtarë të Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ishin të pranishëm në aktivitetin përurues me rastin e fillimit të programit Junior Achievement (Arritja Rinore) në shkollat e mesme të Shqipërisë, organizuar në ambjentet e shkollës së mesme Sami Frashëri në Tiranë.
Ministri Tafaj në përshëndetjen e tij falënderoi z. Granoff dhe anëtarëve të tjerë të bordit për këtë dhuratë të madhe që i bëjnë sistemit tonë arsimor përmes këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe inovativ, i cili ka filluar tashmë të zbatohet në 53 shkolla të mesme të Shqipërisë.
Ky projekt synon të zhvillojë një nga 8 kompetencat themelore të sistemit të edukimit, si ajo e edukimit për sipërmarrje.
“Unë jam i gëzuar që përmes këtij projekti arritëm që tashmë në kurrikul të kemi një lëndë më zgjedhje, e cila i kushtohet kësaj kompetence dhe do të zhvillohet nën kujdesin e këtij projekti në bashkëpunim me mentorët që vijnë nga biznesi. Nxënësit do të jenë në komunikim që në vitin e dytë apo të tretë të gjimnazit me përfaqësues të shquar të biznesit dhe kjo do të ndihmojë ata të edukohen me ndjenjën, “unë mund të arrij këtë”, duke rritur besimin në vetvete që është mjaft e rëndësishme për të rinjtë, u shpreh Tafaj.

53 shkollat e para janë vetëm fillimi i këtij projekti, që nga viti në vit do të shtrihet në të gjithë shkollat e mesme të vendit dhe gradualisht edhe në klasat e larta të arsimit bazë.

KOMENTE