Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
18 vjeçarja Aishe Vata u vra nga 80 vjeçari Shaban Norja. Ishte shtatzënë
English

18 vjeçarja Aishe Vata u vra nga 80 vjeçari Shaban Norja. Ishte shtatzënë

Pas 3 ditë hetimesh nga ana e policisë mbi misterin e vrasjes së 18 vjeçares Aishe Vata në Xhafzotaj të Durrësit, është zbardhur dhe autori i vrasjes si dhe njëkohësisht është bërë arrestimi i tij nga uniformat blu.

80 vjeçari Shaban Norja, komshi me 18 vjeçaren ka pranuar krimin makabër pasi në shtëpinë e tij janë gjetur prova të mjaftueshme që vërtetojnë autorësinë e krimit.

Janë gjetur njolla gjaku në këmishën e të ndaluarit të cilat dyshohet se i përkasin viktimës si dhe arma e krimit dhe mjetet prerëse. Ndërkaq efektivët kanë bërë të mundur edhe gjetjen e kokës së studentes, shumë pranë vendit të ngjarjes, të cilën Norja e kishte fshehur pas krimit.

Sipas policisë, Aishja është viktimë e abuzimit të 80-vjeçarit që kur ishte 14-vjeç, ndërsa mësohet se ai është edhe i ati i foshnjës që ajo mbante në bark, fryt i këtij abuzimi. Shaban Norja ka qenë i dënuar me 9 vite burg më parë, për një vrasje të mbetur në tentativë, ndërkohë që në banesë mbante armë pa leje.
Shaban Norja ishte një person me precedent penalë, i dënuar edhe më parë me 9 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë. Policia e Durrësit bën me dije se kemi të bëjmë me një krim pasional, të kryer për motive të dobëta nga 80 vjecari.
Por tashmë pas bërjes publike rrethanave të vrasjes së vajzës ka reaguar dhe babi i Aishe Vatës i cili ka deklaruar për A1 Report se ka mbyllur dyert e mortit në shtëpinë e tij. Që dje, në familjen e Muhamet Vatës nuk ka më mort, ndërkohë që ai e quan histori të mbyllur . “Na çnderoi, na turpëroi familjen, jam shokuar kur e mora vesh. I bija kokës me grushte. Faktin që Aishja ime ishte shtatzënë, e mora vesh pas varrimit. Nuk e dija më parë. E mora vesh nga gazetat. Se po ta dija, nuk do ta kisha varrosur me nderime të mëdha. Por tani e kam mbyllur mortin. Kam anuluar edhe vizitat për “të pestat”. Nuk dua ta diskutoj më këtë çështje”- u shpreh Vata.

Sipas tij, askush në familje nuk ka pasur informacion për ndonjë lidhje dashurie të Aishes. Vajza ka qenë aq e mbyllur sa lidhjet intime nuk ia ka besuar as motrave të veta. “Nuk ishte tip i qejfeve ajo. Nuk dilte nga shtëpia. As shoqe nuk ka në fshat. Në shkollë e çoja unë. E nxirrja deri te autobusi i Medresesë dhe e merrja po unë në kthim. Edhe kur i duhej të shkonte për ndonjë punë diku, e kam shoqëruar gjithnjë vetë. Nuk e di se çfarë ndodhi, por ajo ka qenë vajzë e shkëlqyer”-thotë babai i 18-vjeçares.

E ndërsa ka varrosur përgjithmonë edhe kujtimin e së bijës, ai shton se ka dyshuar për gjëmën që mund t’i ndodhte në shtëpi. Madje, që kur ka konstatuar se e bija nuk ndodhej aty ka nisur kërkimet me shpresën se së paku do e gjente gjallë. “E parandjeva krimin . Unë kisha disa orë që po e kërkoja dhe kur shkova afër shinave të trenit, më thotë njëra aty që: E more vesh? Kanë gjetur një grua të vrarë te ara e filanit. Direkt më shkoi mendja te Aishja. Pashë disa makina policie që po vinin në atë moment dhe ndoqa drejtimin e tyre. Vrapova me sa fuqi kisha dhe arrita gati njëkohësisht me ata. Policët nuk më linin që të afrohesha, por unë u turra para dhe shpërtheva në lot. E njoha që ishte vajza ime”, thotë Muhameti.

Gjatë tregimit të tij mbi momentet e tmerrshme se si ka gjetur trupin e Aishes, ai flet edhe për dyshimet mbi kohën kur dyshohet se vajza e tij ka mbetur shtatzënë. “Më duket krejt e pabesueshme. Gjatë gushtit Aishja ka agjëruar, falej vazhdimisht 5 herë në ditë. Nuk ka shkuar në plazh, ndërsa ka qenë pushim me shkollën. Nuk mbaj mend të ketë shkuar për vizitë ndokund. Nuk e di, nuk e di, jam i shokuar”- të thotë Muhamet Vata. E ndërsa dëshmia e tij ngre më shumë dyshime mbi krimin e ndodhur, prokuroria e Durrësit ka regjistruar ngjarjen duke nisur hetimet për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “dhunimit të kufomës”.

KOMENTE