English

Arrestohet në Kakavijë Angjelo Caraj. Kapet me 17.6 kg marijuanë

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të bëra nga ana e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për “ Goditjen e trafikut të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek” , më datën 11.10.2012, rreth orës 11.00 në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije Policia Kufitare ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe konkretisht:

Më datën 11.10.2012, Efektivat e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas nga Saranda me automjetin e tij tip Benx do te trafikonte lende narkotike në drejtim të shtetit Grek.

Mbi bazën e këtyre informacioneve , shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit në Kakavije , gjatë gjithë paradites kanë ushtruar kontrolle të rrepta në të gjithë automjetet e vogla dhe autobuzët që lëviznin në drejtim të shtetit grek.

Rreth orës 11.00, të datës 11.10.2012 , në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije , ka mbritur automjeti i dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike , Benx veturë me targa SR 78 30 B, që drejtohej nga shtetasi Angjelo Caraj ,i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Sarandë, i cili punonte përkohësisht emigrant në Athinë .

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në automjetin e dyshuar , ku gjatë kontrollit të imtësishëm është përdorur edhe qeni antidrogë , ku ka rezultuar se:

• Në shasinë e automjetit u konstatuan të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike Mariuanë.
• Kontrolli ka vijuar më tej ku poshtë sediljes së parë të pasagjerit është konstatuar ehde një armë zjari tip TT Pistoletë pa fishekë.


Është njoftuar grupi hetimor i cili ka mbritur menjëherë në vendngjarje së bashku me Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ku ka rezultuar se:

Në shasinë e automjetit u gjetën 16 pako të mbushura me lëndë narkotike Mariuanë , me peshë 1.1 kilogramë secila gjithësej 17.6 kilogramë Mariuanë, si dhe një armë zjarri e tipit TT Pistoletë pa fishekë .

Shtetasi Angjelo Caraj është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore ,Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :


• Angjelo Caraj , i datëlindjes 1988, lindur dhe banues në Sarandë.


Shtetasi i lartpërmendur makinën nuk e ka në pronësi të tij por ja kishte marrë shokut të tij pa i treguar se do shkonte në Athinë dhe lëndën narkotike e ka blerë sot në orët e para të mëngjezit në Lazarat dhe do ta trafikonte për në Athinë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre aparate celulari , lënda narkotike, arma e zjarrit Pistoletë si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike.

Arrestimi në flagrancë i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale të “Trafikut Ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe të armëve e municioneve luftarake ”, vepëra këto të parashikuara nga nenet 283/a dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të shtetasit Angjelo Caraj do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për ndjekje të mëtejshme .

KOMENTE