Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panairi “Work & Study” në Tiranë ofron 3000 vende pune
English

Panairi “Work & Study” në Tiranë ofron 3000 vende pune

3000 vende pune në Tiranë dhe jashtë vendit u janë ofruar punëkërkuesve gjatë panairit “Work & Study”. Shifrat surprizë janë një lajm i mirë jo vetëm për të gjithë ata që janë në pritje të një vendi pune por edhe për ekonominë e kryeqytetit. Klima dhe lehtësirat e krijuara për biznesin, projektet e nisura tashmë nga zbatimi në infrastrukturë dhe mbi të gjitha energjia pozitive që po çlirohet çdo ditë në qytetin e Tiranës ka sjellë një tendencë zgjerimi dhe rritje të kompanive të ndryshme që operojnë në qytet, e shoqëruar me shtim të vendeve të punës.

“Do të doja të jepja lajmin surprizë për të gjithë punëkërkuesit shqiptarë. Kemi rreth 1500 vende pune për jashtë vendit, të ofruara nga dy agjenci punësimi dhe rreth 1500 vende pune të tjera të ofruara nga Teleperformanca, për vitin 2013. Janë surpriza të paparashikuara nga organizatorët e panairit, por besoj dhe gjithë qytetarët. Me këtë rast unë dua t’u them të gjithë studentëve e punëkërkuesve që të vizitojnë këto dy ditë panairin “Work & Study”, të vizitojnë këtë bashkëpunim të frytshëm të Dhomës së Tregtisë, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës dhe sipërmarrësve” – theksoi Kreu i Dhomës së Tregtisë, z. Nikolin Jaka.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku ka theksuar se në këtë panair, vihet re edhe një tendencë e shtimit të vendeve të punës në vitin e ardhshëm. Zonja Tabaku u ka bërë thirrje studentëve të interesuar, të aplikojnë për vende pune, duke bërë të ditur se janë ende 1400 vende të lira.

“Sot, në ditën e dytë të panairit të organizuar nga Dhoma e Tregtisë, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranës bëmë një analizë për të gjithë kërkesat për vendet e punës që janë plotësuar, kërkesat që ka dhe shikojmë se ka akoma potencial nga të gjithë bizneset që sot ndodhen këtu. Pothuajse 1000 vende pune janë të lira për vitin 2012 dhe 400 të tjera për vitin 2013. Falenderoj të gjithë bizneset që janë këtu, për këtë mundësi reale dhe potencialet që ofrojnë. Në një moment kur të gjithë tregjet janë në krizë, bizneset këtu në Tiranë po ofrojnë mundësi për t’u zgjeruar dhe punësuar studentë.

Në data-base që ne po ngremë këtu, po marrim një informacion shumë të vlefshëm, të cilin do të vazhdojmë ta ndajmë me këto kompani edhe në të ardhmen. Unë falenderoj të gjithë bizneset e pranishme këtu, për angazhimin që ato kanë pasur, për bashkëpunimin e krijuar me Dhomën e Tregtisë dhe Bashkinë Tiranë dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për punësimin, i cili është prioriteti ynë kryesor dhe për të ndihmuar të gjithë të sapodiplomuarit në qytetin e Tiranës” – u shpreh zv/Kryetarja e Bashkisë znj. Jorida Tabaku.

Përveç mundësive të punësimit, ky panair u jep të rinjve edhe mundësinë e trajnimit dhe kualifikimit, që të jenë të përshtatshëm për punë dhe të përmbushin kërkesat e kompanive shqiptare dhe të huaja.

KOMENTE