Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti pas aksidentit, shkon për kurim në Paris
English

Presidenti pas aksidentit, shkon për kurim në Paris

Presidenti Mohamed Ould Abdelaziz i Mauritanisë ka fluturuar për në kryeqytetin francez, Paris, pasi u qëllua, në atë që zyrtarët thonë se ishte një aksident.

Ai bëri operacionin e parë në kryeqytet, Nouakchott, dhe do të marri trajtim mjekësor të mëtejshëm në Francë.

Para largimit, Z. Abdelaziz, 55 vjeç, u shfaq në televizion nga shtrati i tij në spital dhe tha se ndihej mirë.

Një patrullë ushtarake thuhet se ka hapur zjarr gabimisht mbi makinat shoqëruese të Presidentit të shtunën vonë.

"Unë dua të siguroj qytetarët e Mauritanisë se operacioni që unë iu nënshtrua djenë mbrëmje ishte një sukses në sajë të efikasitetit të ekipit mjekësor që ka bërë atë," tha ai.

Më herët, ministri i komunikimit Hamdi Ould Mahjoub tha se zoti Abdelaziz u plagos në krah dhe se jeta e tij nuk ishte në rrezik.

Një burim mjekësor i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai e kishte hequr një plumb gjatë operacionit.

Burime të pakonfirmuara në Nouakchott tha se zoti Abdelaziz ishte goditur në krah ose bark, kjo nuk dihej.

Disa raporte lokale thonë se presidenti ishte në shënjestër nga një grup militant ndërsa udhëtonte nga Tweila, në veri të kryeqytetit, ku ai shpenzon shumicën e fundjavave, thotë korrespondenti ynë.
Hetimet vazhdojnë për zbulimin e shkaqeve.

KOMENTE