Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalendula (oficinalis) dhe mrekullite e saj
English

Kalendula (oficinalis) dhe mrekullite e saj

Kalendula (Calendula officinalis) është një bimë e vogël vjetore. Lulet e saj paraqesin veti të rëndësishme mjekesore. Ajo ka efekte shumë të mira rigjeneruese, antiseptike, antimykotike, antibakteriale dhe antivirale. Për këtë arsye ajo gjen sot përdorim të gjërë si në mjekësi ashtu edhe në kozmetikë.

Duke parë shumëllojshmërinë dhe efektivitetin e kësaj bime në laboratoret HERBARIA është zhvilluar një linjë e posaçme për kalendulen, si për përdorim kutan, në trajtë pomade kremi apo balsami, ashtu edhe për përdorim oral, në formë infuzi.

Në perdorimet kutane ajo mund të përdoret në:
Plagë që nuk shërohen apo shërohen me vështirësi pasi është parë që stimulon indin e granulacionit dhe metabolizmin e kolagjenit.
Mund të përdoret në ato zona të lëkurës që kanë nevojë për rigjenerim të theksuar siç janë bërrylat apo shputat e këmbëve.
Në rast prerjesh apo gërvishje të lëkurës.
Në djegiet si nga agjentët kimikë ashtu dhe nga dielli.
Gjithashtu me efekte të mira në trajtimin e aknes apo mykozava si Tinea corporis, pedis apo Candida albikans.
Në trajtim dermatiti nga panolinot.
Në qetësimin e dhimbjes së thithave gjithashtu janë parë rezultate të mira.

Ndërsa së brëndshmi efekti i infuzit të kalendules perdoret për efektin anti-inflamator dhe antiseptik, kryesisht në parandalimin dhe trajtimin e problemeve të sistemit tretës si:
Ulçerën gastrike apo duodenale por pa efektet anësore kardiologjike që shpesh japin trajtimet e tjera medikamentoze.
Kolitin apo sëmundjen Crohn veçanërisht nëse janë të shoqëruara me hemorragji (melena).
Në nivel sistemik ajo luan rol edhe në trajtimin e disa patologjive kronike toksike si akne apo limfadenopati.
Në formë gargaresh përdoret në trajtimin e infeksioneve të gingivave (gingivitit) apo mukozës së gojës.
Gjithashtu infuzi mund të përdoret për shpërlarje të syve në rast konjuktiviti. Ajo paraqet edhe veprim imunomodulator duke nxitur fagocitozen, efekt ky i provuar edhe në eksperimentet in vitro dhe in vivo.

Sot ajo gjen perdorim të gjërë në produktet fitokozmetike të cilat shfrytëzojne vetinë e saj rigjeneruese, që realizohet përmes stimulimit të metabolizmit të kolagjenit dhe granulacionit në indin e dëmtuar, duke promovuar kështu shërimin e plagës. Ajo ka gjithashtu efekte shumë të mira antiplakje apo kuruese në rastet kur përdoret si terapi pas eksfoliacionit.
Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur vetine e saj hypolipemiante (preparat që ul nivelin e yndyrnave në gjak) dhe vetinë antitumorale sidomos në aplikimet kutane.
Duke parë aftësitë e mrekullueshte të kalendulës, ne laboratoret Herbaria në Budapest janë zhvilluar këto produkte:

Pomada me Kalendul dhe Vitamine E - për tonifikimin dhe parandalimin e plakjes së lëkurës së fytyrës.
Kremi me kalendul dhe Proteina qumështi - për rigjenerimin e kolagjenit dhe elastinës në fytyrë.
Balsam Kalendule për trupin - për bërrylat , thembrat dhe mykozat.
Çaj me petale Kalendule - për problemet me traktin tretës.

Mor hezitoni të provoni për diçka që është tepër natyrale vetëm nga lulja Kalendula.

Adresa:
Rruga Myslym Shyri / Tiranë (50 m nga karburanti ALPET)

KOMENTE