Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë-Kroaci. Komisionet për Buxhet dhe Financa, thellim bashkëpunimi
English

Kosovë-Kroaci. Komisionet për Buxhet dhe Financa, thellim bashkëpunimi

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës studimore në Kroaci, ka zhvilluar një takim me Komisionin homolog për Financa dhe Buxhetin Shtetëror të Republikës së Kroacisë, gjatë të cilit u vlerësua iniciativa për vënien e bashkëpunimit dhe kontakteve ndërmjet dy komisioneve, për të shkëmbyer përvojat dhe ekspertizën në fushat përkatëse që mbulojnë këto komisione. Në këtë takim u diskutua për rolin dhe përgjegjësinë që kanë dy komisionit në parlamentet respektive, sidomos për rolin e tyre në shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e buxhetit shtetëror.

Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadergjonaj, vlerësoi përkrahjen dhe ndihmën që ka ofruar dhe po ofron shteti kroat në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe nevojën për thellimin e këtij bashkëpunimi. Kryetarja foli për progresin që është arritur në Kosovë, për rolin e Kuvendit në hartimin e legjislacionit dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së, sidomos në fushën e reformës fiskale dhe financiare, por edhe në fushat e tjera. Në këtë drejtim u vlerësua e mirëseardhur përvoja e Kroacisë në kalimin e fazës së tranzicionit, deri në procesin e integrimit evropian, si një model i mirë edhe për Kosovën në proceset e konsolidimit të shtetit dhe plotësimit të standardeve në procesin integrues evropian, për të cilin ekziston një konsensus i gjerë politik dhe shoqëror.

Anëtarët e Komisionit për Financa dhe Buxhetin Shtetëror të Kuvendit të Kroacisë, njoftuan për proceset në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kroacia në përshtatjen e legjislacionit me legjislacionin dhe standardet e BE-së, me qëllim të thithjes së fondeve për investime dhe për përmirësimin e kualitetit të prodhimeve vendore dhe rritjes së konkurrencës.
Gjatë takimit i bisedua edhe për çështjen e privatizimit, mënyrën e përcaktimit të buxhetit për agjencionet e pavarura, si dhe për raportet me Parlamentin gjatë procesit të raportimit të tyre. Po ashtu u vlerësua mjaft e dobishme dhe pranueshme nevoja që Kroacia dhe bizneset kroate edhe më tutje të rrisin interesin për investime në Kosovë.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës, kryetarja e komisionit, Hadergjonaj, në emër të komisionit ftoi kryetarin e komisionit homolog kroat dhe anëtarët tjerë për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Komisioni vazhdon takimet në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Administratës Shtetërore të Kroacisë.

KOMENTE