Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtegëtimi magjik i Poetit Ziko Kapurani. Poet e prozator
English

Shtegëtimi magjik i Poetit Ziko Kapurani. Poet e prozator

Shtegëtimi magjik i POETIT ZIKO KAPURANI në lëndinat e virgjëra të Gramozit..

Intervistë me poetin e prozatorin me origjinë vllehe, Ziko Kapurani

Bisedoi:Raimonda Moisiu

Poeti dhe shkrimtari Ziko Kapurani ka lindur nga prindër vllehë në Janar 1951. Nëna e Zikos me kombësi greke. Ziko Kapurani njohu në fëmininë e tij një jetë shtegëtuese mbresëlënëse, nga e cila ka përfituar shumë muzën poetike. Me kalimin e viteve familja e tij zgjodhi një fshat të mrekullueshëm rrëzë malesh, Floqin e bukur, të cilit do t'i këndojë gjithë jetes. Në pamundësi të ndjekë shkollën e lartë për arsye politike, ( në familjen e tij bënin pjesë të burgosur politikë dhe të arratisur) kaloi vite të tëra nën zgjedhën kooperativiste. Nën diktaturë iu hoq e drejta e botimit. Mbasi diktatura “theu qafën”, shprehet poeti, unë fitova lirinë krijuese dhe botuese. Krijimtaria e tij njeh prodhimtari të admirueshme dhe është autor i disa librave me poezi dhe prozë, në gjuhën shqipe e greke:
- Një degëzë ahishte,- poezi
- Dashuritë e mia,- poezi
- Një tango e vjetër,- poezi
-I kthyer në re,- poezi
-Të ndaluarit, -tregime
-Pemë në dëborë, - poezi- greqisht
-Valicia e rëndë,- - greqisht
- Të gdhirë në bunker, -roman.
Krijimtaria e tij është nderuar me Çmime të para e të dyta nëpër konkurse të ndryshme. Nga Komuna e Ampellokipit, Selanik është nderuar me simbolin e këtij qyteti. Gjatë bisedës me Zikon ajo Ç’ka më tingëllonte, përgjigjet e tij mbanin muzën dhe aromën poetike të shtegëtimeve magjike prej lëndinave të virgjërisë së blertë të Gramozit deri në brigjet e Jonit.

1-A ka pasur dicka të pazakontë në fëmijërinë tuaj që ju hapi rrugën për tu bërë poet?
-E përditëshmja e fëminisë sime ka qënë e pazakontë. Shtegëtime magjike prej lëndinave të virgjërisë së blertë të Gramozit, në brigjet e kaltra të Jonit. Shkolla ime e parë, ishte një barakë prej dërrase e rrethuar me dafina, zogj dhe trëndëlinë ndanë kasolleve me kashtë të vlleheve. Një jetë krejt e vecantë, gjithmonë në lëvizje, e cila më vonë m’u kthye në frymëzim poetik.

2-Çfarë iu ka pëlqyer të lexoni në adoleshencën tuaj?
Poezi ruse. Akoma di përmendësh shumë poezi të Pushkinit. R. Berns-in e mbaja nën jastëk. Romanet e Leon Tolstoit dhe novelat e Cehovit me kanë magjepsur. Më vonë lexoja poetë shqiptarë, sidomos Agollin, pastaj përkthime të poetëve greke, të cilët i ndjeja me afër për arsye se toka greke ish vendlindja e nënës sime.

3-Kush ka qënë poezia e parë që keni shkruar?
Një letër poetike dërguar motrës sime të martuar, të cilën e doja si nënën dhe e kisha larg.

4-Cili ka qënë libri tuaj i parë me poezi?
Ai libër humbi në dosjet e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” Tiranë në vitet ’70. Mbas premtimeve për botim, zbuluan njollat biografike të familjes sime me të burgoaur dhe të arratisur. Atëhere m’u ngjall për diktatorin një urrejtje për jetë a vdekje. Natën shkruaja vjersha të rrezikeshme për jetën time dhe në mëngjes i digjja nga frika. Ai u botua mbas theu qafën diktatura.

6-A mund të na thuash dicka për atë libër, cila ka qënë titulli I tij dhe cfarë do të thotë ai titull?
- Titulli: “Një degëzë ahishte”. Ajo degëzë jam unë. Kam pritur stinët si ajo degëzë, më ka veshur pranvera dhe cveshur vjeshta, jam dridhur në ngricë e hapur në vapë, vecse në trupin tim gjithmonë qarkullonte lëngu jetësor i natyrës.
Mendoj se poezia është vajza më çapkëne e dashurisë dh e dhimbjes. Tek dashuria lind “sherri” i lirikës. Unë nuk u kam kushtuar vetëm bukurosheve poezi, por gjithckaje të bukur. Edhe nënës, gjethes, reve, netëve hënore, vallëzimit të grurit nën flladin malor, aq më tej zonjës sime.

7- Cilat janë disa nga idetë apo temat që ju I shtjelloni në poezitë tuaja?A janë ato autobiografike?
Erotika është tema ime e parë, por jo e vetme. Në të gjithë krijimtarinë time rreh pulsi im, i cili ngre në këmbë gjithë qenien time me një fantazi të cuditeshme. Me mjafton një grimce dheu prej së vërtetës dhe unë atje do të mbjell një pyll të tërë lirik.

8-Cfarë është idealja përreth poetëve në mënyrë që të dalë me poezi të mira? Nganjëherë poetët zgjedhin, natyrën, malet detin, dallgët, lidhin mendimin filozofik me mjetet dhe njerësit që e rrëthojnë,etj. Ata kanë një rrjedhë më të mirë mendimi të ideve dhe mendimeve. Është e vërtetë kjo në rastin tuaj?
Unë jam lidhur pazgjidhmërisht me natyrën. Dhe ajo, pa u vënë re prej meje, më futet nëpër të gjitha lirikat. Prej natyrës rrëmbej metaforën, epitetin, krahasimin, ngjyrën, aromën, forcën. Shumë herë autoportretin tim unë e shikoj në heshtjen e shkëmbit, në fëshfëritjen e gjethes, në rrjedhën e përroit.

9- Më jepni poezinë tuaj më të preferuar?
Gjer tani ishe mirë, tani e prishe, Monda… Nuk mund të shkel mbi një lirikë për të shkuar tek tjetra. Ato janë zemër- rrahjet e mia.

10- Cila është gjëja më e vështirë për të shkruar një poezi?
Poezia nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendojë ndonjë vargëzues. Ajo do talent, lodhje, njohje, ustallëk.

11- Poezia është një art introspektiv (analizë e vetvetes). A besoni se përhapja e poezive të shkruara në internet, revista e gjetkë, kontribuon pozitivisht apo negativisht në gjendjen e poezisë sot?
Duke qënë e lirë, poezia sot nxori në pah dinamikën e saj. Nga ana tjetër, me shumë thërret “teneqeja” bosh, rreth së cilës bëhen dhe komente të bujëshme nga “analistë” të hicit. Megjithatë, në internet, revista dhe gazeta kam lexuar poezi të hatashme, të panjohura më parë, me një nivel të ri artistik, ngjethës. Mjeshtrat dhe lexuesit e vërtetë dinë c’të zgjedhin. Edhe unë poezinë time të viteve të fundit, të cilën e shoh të kompletuar artistikisht, e kam hedhur faqeve internetike dhe gazetave.

12-Në poezitë tuaj ka dashuri, por ka edhe poezi serioze e melankolike?Si mundeni t’I trajtoni këto ide?
Kam vënë re, sidomos në disa poetë të reja, të fuqishme, të ngjallin tek lexuesi një trishtim, dekurajim. Nuk kam qënë kurrë për të parë anët e zeza të jetës, sado serioze të jetë tema ime. Dua ta bëj lexuesin të ngrihet e te ndjekë me sy një bukuroshe deri sa të humbasë pas qoshes së fundit dhe e ndjekura t’i hedhë atij shënjat më finoke, ta cmënde. Kështu jeta kthehet një ëndër e bukur dhe jo një murg i ngrysur më mjekër mes duarve.

13-Ju shkruani edhe në gjininë e prozës, tregime. Kam përshtypjen se kjo është efikase për të nderuar e respektuar –dashurinë njerëzore-, dhe duken sikur përcjellin ndjenjën e paqes shpirtërore? C’mund të na thoni për këtë?
Poezia është fytyra ime, por s’di sepse ndihesha pak pa prozën, e cila me shponte. Bashkëfshatarët e mi të mëncur thoshin për një trazavac: “e shpon elbi nga brenda”, d.m.th., ushqimi. Kam shkruar me dhjetra tregime, midis dhe një roman. Atje hapem sa të dua, por pa hyrë në besdisje për tjetrin. Në prozë më hyn më shumëë në pune fantazia. Kjo më pëlqen. Atje bëj një jetë sipas radakes sime, sa të afërt, aq dhe të largët nga e vërteta.

14-Jeni krenar për krijimtarinë tuaj?
Jam munduar të përcillem tek tjetri sa i më bukur.

15-Cfarë këshilla do të dëshironit të ndanit me ato që aspirojnë të bëhen shkrimtarë?
Të mos nxitohen në botime librash, pa u konsultuar me mjeshtra serioze. Kam vënë re se n disa libra t rinjsh, sidomos vajzash, më shumë sheh fytyrën e redaktorit së të autorit. E jo! Është një rrugë qorre. Shumë. Qysh i vogël kam dashur të njoh Greqinë për kulturën e saj. Greqia është diell, det dhe mal. Pastaj, dihet, lëvizja është dobeci që ngacmon muzën e krijuesit.

16-Jetoni në Greqi. A ka ndikuar kjo lëvizje gjeografike në krijimtarinë tuaj?
Shumë. Qysh i vogël kam dashur të njoh Greqinë për kulturën e saj. Greqia është diell, det dhe mal. Pastaj, dihet lëvizja është dobeci që ngacmon muzën e krijuesit.

17-A urren Ziko? A jeni zhgënjyer ndonjëherë?
Mos e dhëntë Zoti! E dua Paqen.

18-Hobi e pasioni tuaj?
Pyjet janë miqte e mi më të dashur. Atje dua të kaloj pushimet e mia. Sigurisht një kitar, mish qengji te pjekur dhe zonjën. Tani kjo nuk është ëndërr. Shyqyr Zotit!

19-Si intelelektual dhe autor i disa librave me poezi e prozë, cili është mesazhi për inteligjencën shqiptare?
Të mos e kenë mëndjen tek largimi nga Shqiperia. Në mërgim buka nuk të vete në zemër, sic i thonë një fjale, por në kurriz. Intelektualët të mos i tremben pushtetarit mediokër, se pushteti më i fuqishëm është intelektuali i vërtetë.

20-Cfarë dëshironi të shtoni…
Falenderimin ndaj teje, Monda…
Ju faleminderit

Bisedoi:Raimonda Moisiu

KOMENTE