Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshime në bordin e CEZ. Pse ERE kërkon heqjen e liçencës së CEZ
English

Ndryshime në bordin e CEZ. Pse ERE kërkon heqjen e liçencës së CEZ

Grupi CEZ ka vendosur të përgjigjet pozitivisht ndaj Qeverisë Shqiptare duke ndërrmarrë ndryshime në pozicionet e Bordit të saj Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve të CEZ Shpërndarje nëpërmjet sjelljes së ekspertëve të pavarur nga SCHINDLERS, një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe me përvojë tw gjatë në negociatat strategjike.

Kompania kërkon që nëpërmjet këtij veprimi të ndihmojë ne shtensionimin e mënyrës së deritanishme të komunikimit dhe gjithashtu të jetë e dobishme në ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për të zgjidhur situatën në Shqipëri

Avokatët me përvojë do të luajnë rolin e ndërmjetësve të pavarur dhe do të përpiqen për të zgjidhur çështjet në fjalë, të cilat janë më tepër të një kuadri ligjor se sa të një natyre biznesi. Në këtë vazhdë, të premten me datë 5 tetor 2012, në Mbledhjen e Përgjithshme të CEZ Shpërndarje do të paraqitet kërkesa për strukturën e re të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës dhe për një reduktim të numrit të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës nga 6 persona në 3 si dhe atë të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve nga 3 persona në 1. Të gjithë këta ekspertë do të marrin detyra të vecanta dhe qëllimet përkatëse në këtë Mbledhje të Përgjithshme të CEZ Shpërndarje.

Aktivitetet operacionale dhe struktura organizative e CEZ Shperndarje nuk preken assesi nga ndryshimi në organet statutore dhe kompania është e angazhuar për të ofruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë klientët e saj të rregullt. Organet statutore të CEZ Albania (qendra e përbashkët e shërbimit dhe njësia e menaxhimit) nuk preken nga ndryshimet dhe pjesëtarët e tyre së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për vendin janë të angazhuar për të punuar së bashku me SCHINDLERS për të stabilizuar situatën në Shqipëri.
****************
Por si ka vazhduar situata?
Për herë të parë përfaqësuesit e Entit Rregullator të Energjisë rendisin arsyet pse kërkojnë fillimin e procedurave për heqjen e licencës për kompaninë CEZ Shpërndarje.
1. mosimportimi i energjisë nga ana e CEZ për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes, pasi siç jeni në dijeni, CEZ ka detyrimin ligjor që të importojë sasinë totale të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, gjë të cilën nuk po e kryen.
2. moslikujdimi i kompanive në sektorin energjetik të KESH dhe OST-së, mungesa e investimeve.
3. mosmiratimi nga ERE i rishikimit të garancisë për marrjen e një kredie me vlerë 100 milionë nga CEZ.
Këto pika janë bërë të njohura nga Entela Çipa, përfaqësuese e ERE.

Mbledhja e bordit të komisionerëve të ERE-s, ku do të merrej vendimi për licencën e CEZ ishte parashikuar për ditën e djshme, por është shtyrë sërish për në datën 22 tetor.

KOMENTE