Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nënë Tereza: një sakrificë që të jetë e vërtetë duhet të kushtojë
English

Nënë Tereza: një sakrificë që të jetë e vërtetë duhet të kushtojë


"Një sakrificë që të jetë e vërtetë duhet të kushtojë, duhet të dëmtojë, duhet të zbrazë veten. Fryti i heshtjes është lutja, fryti i lutjes është besimi, fryt i besimit është dashuria, fryt i dashurisë është shërbimi, fryti i shërbimit është paqja". - Fjalë tepër të thjeshta por një pasuri e çmuar që dalin nga goja e Nënës Terezë.

Sot mbushen 9 vjet nga lumturimi i Humanistet më të madhe shqiptare Nënë Tereza.

Nënë Tereza, ose emri i saj i vërtetë Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup në 27 gusht 1910 - si bijë e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Benajt nga Prizreni,
me prejardhje nga Novo Sella e Gjakovës.

17 gushti i vitit 1910 ja shtoi familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Agës dhe Lazrit. Në familjen Bojaxhiu Gonxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria
e hershme së bashku me familjen shtegtoi në shënjetoren e Zojës Cernagore në Letnicë.
Fati i mirë i Nënës Tereze ishte edhe lindja e saj në një familje të shëndoshë apo siç thotë vetë Nëna Tereze:

''Ishim të gjithë të bashkuar... jetonin njëri për tjetrin... Ishim familje e bashkuar dhe shumë e lumtur.''

Plot nëntë vite më parë, në 19 tetor 2003 ajo u lumturua nga Papa Gjon Pali II.
Gruaja shtatvogël është fituese e Çmimit Nobel të Paqes, marrë në vitin 1979, çmim që shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve, të sëmurëve dhe atyre që ishin në prag të vdekjes.

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Me këto fjalë ajo pranoi botërisht origjinën e saj, teksa u deklarua për atdheun gjatë fjalës përshëndetëse në marrjen e çmimit Nobel.

“Shenjtore e të varfërve", ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. 19 Tetori është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare.

KOMENTE