English

Panik në aeroplan. Pasagjerët bëjnë dalje emergjente

Pasagjerët e një aeroplani Alicante, avion Jet2.com, në aeroportin Glasgow, u detyruan të dilnin nga aeroplani, në momentin që aeroplani po bëhej gati të ngihej nga pista.

Një panik i madh i pushtoi të gjithë sa ishin brenda në aeroplan dhe dalja u bë përmes shkallëve emergjente.

Stephen McFadden tha se "njerëzit filluan të vrapojnë" pasi piloti i 737 Jet2 bërtiti "dilni jashtë, përmes daljes emergjente.
Shkaku ka qënë një erë tymi që dukej se diçka digjej në vetvete, dhe më pas tymi që filloi të mbushte sallën e pasagjerëve.

Mbi 20 pasagjerë u plagosën aq sa përfunduan në spital, ku mendohet se plagosjet e shumta erdhën si rezultat i pasagjerëve me mosha të ndryshme që përpiqeshin për të dalë sa më shpejt jashtë.

Incidenti ndodhi në mëngjes në orën 7:40 dhe më pas pista u rihap përsëri në orën 10:00 pas 2 orë e 20 minuta.

Një proçes hetimor ka nisur për shkaqet që çuan në këtë situatë.

KOMENTE