Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maratona Ndërkombëtare. Nesër në Tiranë do të vrapojnë mbi 3000 vrapues nga bota
English

Maratona Ndërkombëtare. Nesër në Tiranë do të vrapojnë mbi 3000 vrapues nga bota

Për herë të parë, më 21 tetor Tirana do t’i bashkohet qyteteve botërore që organizojnë manifestimin madhështor të Maratonës Ndërkombëtare.

Maratona e parë Ndërkombëtare e Tiranës do të bashkojë të dielën në orën 9.00, në sheshin “Skënderbej” mbi 3000 vrapues, nga të cilët 400 janë maratonistë nga Shqipëria dhe shtete të ndryshme të botës, si SHBA, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria, Polania, Turqia, Suedia, Kosova, Russia, Maqedona, Kenya, Serbia etj.

Maratona Ndërkombëtare do të startojë në orën 9.00, nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar në bulevardet dhe rrugët kryesore të Tiranës. Nga ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 14.00, qarkullimi i automjeteve në qytetin e Tiranës do të jetë i kufizuar.

Bashkia e Tiranës i fton qytetarët të bëhen pjesë e këtij manifestimi të madh sportiv dhe kërkon mirëkuptimin e tyre, që gjatë orëve të maratonës të reduktojnë qarkullimin me makina.

U bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, të bëhen pjesë e kësaj ngjarje historike. Më 21 tetor, Tirana do të hyjë në historinë e qyteteve, me Maratonën e tyre Ndërkombëtare.

KOMENTE