English

Plagosen 2 persona në aksin rrugor Shkodër-Koplik

Mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtojë, si pasojë e një aksidenti midis dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Të plagosurit janë transportuar në spital por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, ndërsa uniformat blu po hetojnë shkaqet e ngjarjes së aksidentit.

KOMENTE