Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhi urën, kapet nga policia
English

Vodhi urën, kapet nga policia

Një tregëtar boshnjak skrapi është ndaluar pasi u kap duke vjedhur strukturën metalike të një ure në Bosnjë, ka thënë policia boshnjake.

"Disa orë më pas ne ishim të informuar mbi këtë krim të pazakontë dhe kemi arrestuar një të dyshuar, një njeri 29 vjeç, në shtëpinë e tij", tha Mile Jurosevic i policisë në Brcko në verilindje të Bosnjës.

"Ne gjithashtu gjetëm në oborrin para shtëpisë së tij strukturën metalike të urës, prerë në dy pjesë për të bërë më të lehtë transportin."

Ai tha se ura, e cila është 12 metra e gjatë dhe peshon disa ton, ishte vjedhur në natën e mërkurë në Dizdarusa, në periferi të Brcko.

Ura ishte në një zonë bujqësore nëpërmjet të cilit kalon një lumë i vogël dhe është përdorur rregullisht nga disa familje për të arritur fushat e tyre, thotë Zejneba Pasaliç, një banore e zonës.

Ajo ishte habitur për zhdukjen e urës dhe alarmoi policinë.

Ura është ndërtuar në vitin 1980 nga njerëzit e zonës duke përdorur skrap hekurudhor, tha ajo.

Bosnja është një nga vendet më të varfra të Evropës, me një normë papunësie prej 40 për qind.

Qindra njerëz, duke përfshirë familje, mbledhin skrap metal të cilat mund të shiten në nivel lokal për 0,20 € një kilogram.

Vjedhja dhe shitja në tregun e zi, paraqesin një problem të vërtetë për autoritetet lokale.

KOMENTE