Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilirjan Balliu: Kontributi me inteligjencë dhe shkëmbimi i informacionit fokus i SHIU
English

Ilirjan Balliu: Kontributi me inteligjencë dhe shkëmbimi i informacionit fokus i SHIU

Konferenca e 28-të e Bordit të Drejtuesve të Agjencisë së Shfrytëzimit dhe Shkëmbimit të Informacionit/Inteligjencës në teatrin e operacioneve të NATO-s ka përfunduar takimin në datat 15-19 tetor në Tiranë.

Vendi ynë është anëtar i kësaj agjencie që prej vitit 2009 dhe përfaqësohet në të nga Shërbimi Informativ Ushtarak. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO, të komandave të saj operacionale, përfaqësues të strukturave të inteligjencës ushtarake të BE, përfaqësues të Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake të vendeve anëtare të NATO dhe të vendeve të tjera si Australia, Zvicra, Suedia, Finlanda, Austria, të cilat kontribuojnë me trupa në operacione të NATO.

Konferencën e përshëndeti ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami dhe drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ilirjan Balliu. Ndërsa në koktejin e mirëseardhjes, organizuar me këtë rast nga Shërbimi Informativ Ushtarak, përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi.

Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami njohu pjesëmarrësit me arritjet, reformat e ndërmarra në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në përmbushje të detyrimeve si vend anëtar i NATO. Ai vuri theksin mbi rolin e institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë në funksion të përballimit të sfidave aktuale dhe të ardhshme në fushën e sigurisë dhe rëndësinë që ka mbështetja e operacioneve me inteligjencë gjithëpërfshirëse.

Ministri Imami falënderoi drejtuesit e agjencisë, të cilët ia besuan organizimin e kësaj konference në Tiranë Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht Shërbimit Informativ Ushtarak, në këtë 100 - Vjetor të Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Drejtori i Agjencisë së Shfrytëzimit dhe Shkëmbimit të Inteligjencës në teatrin e operacioneve të NATO dhe kryetarja e Bordit të drejtuesve i shprehën ministrit të Mbrojtjes vlerësimet pozitive mbi kontributin e shkëlqyer me personel inteligjence dhe informacion të Shërbimit Informativ Ushtarak si pjesë e denjë e komunitetit të inteligjencës ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Shqipëria pavarësisht që është një vend i vogël ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me inteligjencë në mbështetje të vendimmarrjes politiko-ushtarake të NATO dhe oficerët e zbulimit dhe kundërzbulimit ushtarak shqiptar janë sot përkrah homologëve të tyre të vendeve të Aleancës në teatrin e operacioneve.
Në fjalën e tij, drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ilirjan Balliu, njohu pjesëmarrësit me angazhimet dhe kontributet e Shërbimit Informativ Ushtarak me personel inteligjence dhe informacion si pjesë e strukturave të inteligjencës ushtarake të NATO dhe me reformat e ndërmarra nga SHIU në funksion të përmbushjes së standardeve dhe detyrimeve në fushën e inteligjencës dhe sigurisë.

Kolonel Balliu u shpreh se kontributi me inteligjencë dhe shkëmbimi i informacionit nëpërmjet sistemeve të sigurta elektronike ka qenë dhe mbetet fokus i SHIU, duke implementuar projekte ambicioze modernizimi infrastrukturor elektronik.

Në këtë konferencë u trajtuan çështje si rëndësia e kontributit me inteligjencë në mbështetje të operacioneve të NATO, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit midis shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve anëtare mes tyre dhe me strukturat e NATO, projekte modernizimi rrjetesh shkëmbimi e shfrytëzimi të sigurt të inteligjencës etj.
Pjesëmarrësit në konferencë falënderuan ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e Shërbimit Informativ Ushtarak për mikpritjen, organizimin e shkëlqyer dhe programin historik e kulturor organizuar me këtë rast.

KOMENTE