Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Ruli: Do subvencionojmë racat cilësore në blegtori. QTBK-ja do të jetë bërthama kryesore
English

Ministri Ruli: Do subvencionojmë racat cilësore në blegtori. QTBK-ja do të jetë bërthama kryesore

Do të ketë bonuse më të larta nga ato aktualet edhe për tufat e dhive dhe deleve me më pak se 100 krerë, është shprehur ministri Ruli.


Në fillim të vitit të ardhshëm do të aplikohet një skemë e re për subvencionimin e fermerëve që do të mbarështojnë racat më cilësore të dhenve dhe dhive. Vetë ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit ka bërë me dije se skema e re që për nga rëndësia ekonomike mund të krahasohet me atë të arrorëve dhe ullirit do të subvencionojë fermerët që kanë racat cilësore. Ministri Genc Ruli tha se baza shkencore, financiare dhe teknike është tashmë gati dhe ftoi fermerët që të bëhen pjesë e kësaj skeme që sipas tij sjell vetëm përfitime. Ministri ishte i pranishëm në Qendrën e Teknologjive Bujqësore të Korçës, një prej qendrave që ka bërë dhe ka në vijimësi kërkime shkencore në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë. “Unë do ta shfrytëzoja këtë vizitë që bëmë sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë. Do thoja është një qendër unikale, e cila ka për mision kryesor kërkimin shkencor dhe përmirësimin e racave blegtorale. E shfrytëzova këtë vizitë për të dhënë dhe një njoftim për publikun, për fermerin, për blegtorin që qeveria është në prag të përgatitjes së një programi të madh strategjik i cili do të fillojë që vitin që vjen. Ky program orientohet drejt sektorit të blegtorisë, pasi është një nga sektorët kryesorë që jep rreth 52 % të prodhimit bujqësor”, – tha ministri Genc Ruli.

Ekspertët më të mirë të bujqësisë po punojnë dhe brenda pak javësh pritet prezantimi i projektit. Sipas tyre po ndërthuren cilësitë e racave të huaja në blegtori me mundësitë dhe kushtet e vendit tonë. Për të arritur sukses të plotë në përmirësimin e racës së deleve dhe dhive, është menduar që të subvencionohen dhe ato tufa me numër të vogël të bagëtive. “Projekti jonë është ende në fazat e konceptimit të tij, synon përmirësim duke futur raca të produktiviteti më të lartë, raca më të mira nga Europa, por që është studiuar përshtatshmëria me racat dhe me kushtet e Shqipërisë. Në fjalë më të thjeshta skema jonë do të synojë që të kemi subvencione me bonuse, subvencione suplementare ndaj atyre që kemi aplikuar deri më sot për tufat e dhenve dhe dhive me mbi 100 krerë. Ne do të synojmë që subvencionojmë dhe tufa më të vogla, por subvencion më të madh për kokë në rast se janë të racave më të mira”, - u shpreh ministri i Bujqësisë. Fermerët mund të bazohen dhe të mbështeten në kërkimet dhe asistencën shkencore për tu bërë pjesë e këtij projekti dhe për të përfituar si subvencionin ashtu dhe më shumë të ardhura nga racat e deleve dhe dhive.

“Sigurisht QTTB Korçë do të jetë bërthama kryesore, ajo do të marrë dhe mbështetje të veçantë nga shteti për të shtuar bërthamën e saj racore dhe do të ketë rol në mbikëqyrjen e gjithë këtij programi dhe në mbikëqyrjen e fermave pilot që do të lançojmë këtë vit që do të marrin përsipër të mbarështojnë dhe rrisin pikërisht këto raca. Këto ferma do të rrisin por dhe shesin te fermerët e tjerë”, – tha ministri Genc Ruli. Ai në bisedën me fermerët e Korçës dhe drejtuesit e QTTB-së tha se suksesi i kësaj skeme që po mendon të aplikojë qeveria që nga viti i ardhshëm do të jetë me impakt ekonomik si te fermerët ashtu dhe në agroindustri dhe ekonominë e Shqipërisë.
“Mendoj që ky projekt nuk do të jetë më pak i rëndësishëm se sa projektet strategjikë që janë ai i ullirit dhe i arrorëve. Në impaktet ekonomike është mëse i krahasueshëm me këto dy projekte”, – tha ministri Genc Ruli.

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Korçë do të përmbajë:

Identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore e teknologjive dhe inputeve të reja për pemët frutore farore, pataten, elbin, thekrën, bagëtitë e imëta dhe gjedhin e zonave malore;
Përgatitja e paketave teknologjike për pemët frutore farore, pataten, elbin dhe mbarështimin e bagëtive të imta dhe gjedhin e zonave malore;
Prodhimi dhe shpërndarja e materialit racor (kafshë) të kontrolluara dhe me vlera të larta gjenetike për bagëtitë e imta dhe gjedhin e zonave malore;
Ruajtja In-situ e racave autoktone. (Mbarështimi racë-pastër i dhenve, dhive dhe raca e gjedhit të zonave malore);
Kërkime dhe testime në nivel ferme për problemet e ngritura nga fermerët për kulturat bujqësore dhe kategoritë e kafshëve si më sipër;
Trajnime për specialistë të bujqësisë, blegtorisë, fermerë dhe subjekte të tjerë të interesuar;
Sigurimi i ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët;
Demonstrimi i teknologjive të reja të kultivimit të pemëve frutore farore, patates, elbit dhe mbarështimit të bagëtive të imta;
Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.

KOMENTE