Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama-Romney. Debati i tretë dhe i fundit presidencial
English

Obama-Romney. Debati i tretë dhe i fundit presidencial

Shumica e amerikanëve do të jenë të mbërthyer para ekranit të TV për të ndjekur debatin e fundit dhe njëkohësisht të tretin, presidencial midis presidentit aktual Obama dhe kandidatit rival Romney.

Debati i tretë dhe i fundit do të zhvillohet sot në Boca Raton të Floridës, dhe do të përqëndrohet në politikën e jashtme, por Lindja e Mesme pritet të mbizotërojë debatin.

Barak Obama dhe Mitt Romney në debatin e tyre të tretë dhe të fundit, secili i etur për të projektuar një atmosferë të forcës personale dhe lidershipin, duke ngritur dyshime në lidhje me vendosmërinë dhe kredencialet e politikës së jashtme.

Vrasja e amerikanëve në Libi, lufta civile në Siri dhe programi bërthamor të Iranit, këto janë disa tema të debatit të tretë dhe të fundit presidencial, që pritet të shoqërohet me akuza të njëpasnjëshme dhe me diskutimin në hollësi të rolit të Shteteve të Bashkuara në botë.

Presidenti Obama ka theksuar arritjet e administratës së tij, si përfundimin e angazhimit amerikan në Irak, dhe pakësimin e këtij angazhimi në Afganistan, vrasjen e Osama bin-Ladenit dhe dëmtimin e udhëheqjes së al-Qaidës.

Guvernori Romney thotë se po del në pah se politikat e presidentit mbi Lindjen e Mesme kanë qenë të paefektshme. Lidhur me çështje të tjera, si tregtia me Kinën, zoti Romney zotohet të jetë më i ashpër se sa presidenti.

Shadi Hamid është drejtor i departamentit të kërkimeve në Qendrën Doha të Institutit Brookings. Ai është i shqetësuar rreth diskutimit mbi periudhën pas Pranverës Arabe dhe mbi rolin amerikan në Lindjen e Mesme.

KOMENTE