Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zyra Administrative në Veri të Mitrovicës, është në shërbim të plotë të qytetarëve
English

Zyra Administrative në Veri të Mitrovicës, është në shërbim të plotë të qytetarëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefen e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës, zonjën Adrijana Hoxhiq, me të cilën bisedoi për mbarëvajtjen e punës së Zyrës dhe për nevojat e saj dhe të qytetarëve në këtë pjesë të Kosovës.

Zonja Hoxhiq e informoi Presidenten Jahjaga për punën e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës për të cilën tha se është në shërbim të plotë të qytetarëve si dhe për nevojat e kësaj Zyre. Ajo tha se që prej themelimit kjo Zyrë ka bërë një punë të mirë në vendosjen e mirëbesimit tek qytetarët duke ofruar shërbime të nevojshme dhe të domosdoshme për ta.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Zyrës Administrative dhe të zonjës Hoxhiq për të qenë më afër qytetarëve dhe tha se zgjidhjet për çështjet që ngritin qytetarët duhet të jenë institucionale.

KOMENTE