Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
CEZ-ndërpret energjinë për debitorët në Nikël
English

CEZ-ndërpret energjinë për debitorët në Nikël

Në kuadër të garantimit të një furnizimi cilësor me energji për klientët, ekipet e CEZ Shpërndarje ishin ditën e djeshme (e hënë) në Nikël, një zonë shumë problematike për arkëtimet dhe lidhjet e paligjshme në rrjet.

Ekipe nga departamenti i humbjeve joteknike dhe ai i matjes kanë ndërprerë klientët debitorë, biznes dhe familjarë në Nikël, ndërsa ekipe të shitjes po negociojnë me debitorët për pagesën e debisë ndaj CEZ Shpërndarje. Debitorët ishin njoftuar më parë në lidhje me debinë e tyre dhe kompania e shpërndarjes ka zbatuar të gjitha detyrimet kontraktuale përpara kryerjes së ndërprerjes së furnizimit me energji.

Gjithashtu, CEZ Shpërndarje ka njoftuar policinë e shtetit në lidhje me disa përpjekje nga ana e klientëve debitorë, të cilëve u është ndërprerë furnizimi me energji, për t'u rilidhur në rrjet në mënyrë të paligjshme. Kompania thekson se këto lloj lidhjesh, përveçse shkaktojnë defekte në rrjetin e shpërndarjes, që sjellin mungesë të energjisë për zonat e përkatëse, gjithashtu vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe punonjësve të kompanisë. Ndërhyrjet e paligjshme në rrjet dhe vjedhja e linjave elektrike nga persona të papërgjegjshëm ka dëmtuar rrjetin furnizues në Manati (Lezhë), dhe kanë detyruar kompaninë që për arsye sigurie të stakojë fiderin Zejmen, deri në momentin e shkëputjes të të gjitha lidhjeve të paligjshme në rrjet dhe zëvendësimin e kabllove të vjedhur. Përgjatë fundjavës, lidhjet e paligjshme gjithashtu kanë shkaktuar defekte dhe probleme me furnizimin normal me energji për banorët e Postrribës (Shkodër).

CEZ Shpërndarje u bën thirrje të gjithë klientëve debitorë që të mos e pengojnë këtë proces, por të kontaktojnë ekipet e arkëtimeve ose të vizitojnë qendrat e Kujdesit ndaj Klientit për të kryer pagesën e debisë së tyre. Për t'ju shërbyer më mirë klientëve të vet, CEZ Shpërndarje ofron edhe mundësinë e pagesës me këste të debisë. CEZ Shpërndarje thekson angazhimin e saj për të furnizuar normalisht me energji klientët e rregullt dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

KOMENTE