Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivan Mirkic: mardhëniet Shqipëri-Serbi duhet të bazohen në qëllimet e mira të përbashkëta
English

Ivan Mirkic: mardhëniet Shqipëri-Serbi duhet të bazohen në qëllimet e mira të përbashkëta

Ministri i jashtëm i Serbisë z.Ivan Mirkic, në vazhdën e takimeve të tij zyrtare në Tiranë, është pritur në një takim edhe nga Kryeministri Berisha

Ministri Mirkic e falenderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe i përcolli përshëndetjet e Presidentit Nikolic dhe Kryeministrit Dacic për të dhe popullin shqiptar. Ai u shpreh se në këtë vizitë sillte mesazhin e ndjenjave miqësore të qeverisë së re serbe, për popullin shqiptar. Zoti Merkic u shpreh se dy kombet kanë jetuar pranë njëri – tjetrit ndër shekuj dhe do të ishte në interesin më të mirë të marrëdhënieve dypalëshe që, raportet bilaterale të bazohen në pjesën më të mirë të marrëdhënieve shumë shekullore. Ministri theksoi se vërtet ekzistojnë diferenca në marrëdhëniet dypalëshe, por këto marrëdhënie, në të ardhmen, duhet të bazohen në qëllimet e mira të përbashkëta, pavarësisht diferencave.

Kryeministri Berisha i shprehu mirëseardhjen ministrit Merkic dhe gjithashtu, përshëndetjet e tij për Presidentin Nikolic dhe Kryeministrin Dacic. Kryeministri Berisha e siguroi ministrin se qeveria shqiptare ka dhënë gjithmonë mesazhin e qartë të bashkëpunimit dypalësh. Kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare është e interesuar për një kapitull të ri marrëdhëniesh pozitive mes dy vendeve dhe se një zhvillim i tillë është edhe në interes të rajonit dhe të qëllimit të përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri gjithashtu theksoi se dallimet mes të dy vendeve nuk duhet të bëhen pengesa për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe se pavarësisht të shkuarës, e ardhmja e këtyre marrëdhënieve duhet të jetë ajo e miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok, si në edukim, kulturë, turizëm, ekonomi etj. Në këtë kuadër, Kryeministri vlerësoi se përmirësimi i lidhjeve infrastrukturore lehtëson shkëmbimet ekonomike, tregtare, kulturore etj. Kështu, ndërtimi i autostradës Nish – Merdarë dhe i një hekurudhe që lidh portet e Shqipërisë me Evropën Qendrore, do të krijojnë hapësira të mëdha bashkëpunimi në të ardhmen.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën për nevojën për të rikapur shanset e humbura në të shkuarën dhe se, në këtë kuadër, është me rëndësi zhvillimi i takimeve në kuadrin e një komiteti ndërqeveritar, i cili do të identifikojë fushat me interes dypalësh.

KOMENTE