Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: reforma financiare e universiteteve hungareze, model për universitete shqiptare
English

Berisha: reforma financiare e universiteteve hungareze, model për universitete shqiptare

Kryeministri Berisha ka pritur dje në takim edhe Ministren e Shtetit për Arsimin, të Hungarisë, zonjën Rozsa Hoffmann.

Kryeministri Berisha dhe Ministrja e Shtetit, Hoffmann shprehën kënaqësinë që marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve kanë njohur progres të vazhdueshëm gjatë këtyre 20 viteve, bazuar në miqësinë tradicionale midis dy popujve.

Kryeministri i shprehu zonjës Hoffmann vlerësimet për arritjet e Hungarisë në sistemin arsimor si rezultat i reformave të ndërmarra, veçanërisht në arsimin e lartë, që lidhen me menaxhimin e universiteteve dhe skemën e financimit përmes kredive studentore. Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare po ndërmerr gjithashtu një reformë financiare të universiteteve dhe se modeli hungarez përbën një shembull për Shqipërinë në këtë drejtim.

Kryeministri dhe zonja Hoffmann u shprehën për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, rritjen e shkëmbimeve të studentëve dhe të përvojës midis akademikëve, të bashkëpunimit teknik e shkencor etj..

KOMENTE