Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Modelja për linjën e kuqe, nuk pranohet të bëjë dasmën në hotelin lluksoz
English

Modelja për linjën e kuqe, nuk pranohet të bëjë dasmën në hotelin lluksoz

Pauline Bailey është një modele e njohur glamour 'Rachel T' e cila punon në TV, në kanalin për të rritur, në linjën - Red Light.

Ajo është e njohur dhe tepër e adhuruar në botën televizive në linjën e saj.
Tashmë e fejuar ajo dëshironte që fejesa të kurorëzohej me martesë dhe për këtë ajo ia kishte lënë në dorë agjencisë së planifikimit të dasmave, duke i treguar se ku dëshironte ta bënte ceremoninë martesore.

Por ajo në një prej këtyre ditëve merr një e-mail nga projektuesi i dasmave ku lajmërohej se vendi që ajo kishte zgjedhur për dasmë, Hoteli lluksoz, Posh Stoke Park në Buckinghamshire, nuk ishte i lirë në ditën që ajo dëshironte, ndërkohë që bisedimet ishin bërë më parë dhe data ishte e lirë.

E-maili ka tronditur çiftin Paul Carty dhe Pauline Bailey, të cilët kanë mbetur të ofenduar pasi e-maili nuk ishte i sinqertë.

Thashethemet janë të shumta pasi një prej arsyeve mendohet të jetë se ajo është modele e linjës së kuqe, ndërkohë thuhet se dhe i fejuari i saj ka një pirs në vetull dhe dy vëthë në vesh, dhe nuk mund të hynin në atë hotel që është shumë elegant dhe lluksoz.

Megjithatë çifti shpreson që shumë shpejt dasma e tyre do të mbahet në një vend tjetër, duke u shprehur se ishin të pasjellshëm.

KOMENTE