Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Zef Lleshi
English

Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti Zef Lleshi

Raimonda Moisiu: Tronditet komuniteti i gazetarëve dhe medias në SHBA. Pas një sëmundje të pashërueshme, të cilën e vuajti prej më shumë se dy vitesh, është ndarë nga jeta në datën 22 tetor 2012, rreth orës 8:00 Pm, në dhomën 2615 të Emergjensisë të Beaumont Hospital, gazetari, krijuesi dhe aktivisti i njohur i Komunitetit Shqiptar të Detroitit, miku ynë Zef Lleshi.

Zefi u lind me 15 qershor 1959, në fshatin Bisak të Fanit (Mirditë). Mësimet e para i mori në shkollën e këtij fshati, ku më vonë do të bëhëj mësues e drejtor shkolle po në këtë fshat. Studimet e mesme i mbaroi në shkollën e njohur Pedagogjike “ Shejnaze Juka” në Shkodër dhe më vonë Universitetin Luigj Gurakuqi” në po këtë qytet.
Disa vite punoj drejtor shkolle në rrethin e Kurbinit, prej ku erdhi në Amerikë, fillimisht në New York e pastaj, që nga shtatori i vitit 1999 në Detroit. Ishte gazetar në stafin e gazetës “Illyria” të New Yorkut dhe, që në numrin e parë anëtar i Këshllit Botues të Revistës së përmuajshme “ Kuvendi”. Ka botuar dhejtra shkrime ne publicistikë dhe disa poezi .
Ne vitin 2007 publikoi albumin e njohur ” 5 vjet me komunitetin shqiptar te Detroitit.” Punoi për dy televizionet shqiptare të Detroitit dhe ishte një nga aktivistët më të njohur, sidomos në aktivitetet kulturore që organizoheshin në Komunitettin Shqiptar të Detroitit.
Keshilli Botues i Revistes “ Kuvendi” u shpreh ngushëllimet të afërmve të tij dhe njofton komunitetin se funerali i të ndjerit do të jetë ditën e dielë, me datën 28 Tetor 2012, nga ora 1:00 Pm deri 9:00 Pm, në adresën:
Wasik Funeral Home
49150 Schoenherr RD
Shelby Township, MI. 48315

KOMENTE