Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore e kombëtare
English

Berisha: sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore e kombëtare

Kryeministri Berisha uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar Festën e Kurban Bajramit. Me rastin e kësaj feste, Kryeministri bëri një vizitë në selinë e Komunitetin Mysliman, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar Haxhi Selim Muça dhe përfaqësues të tjerë të këtij komuniteti. Kryeministri Berisha i shprehu atij urimet më të mira për këtë ditë të shënuar të besimtarëve myslimanë që frymëzon mirëkuptim, dashuri, respekt e tolerancë.

Kryeministri shprehu nderimin më të madh për udhëheqësit shpirtëror të Komunitetit Mysliman shqiptar dhe të të gjitha komuniteteve të tjera fetare, të cilët po konsolidojnë gjithnjë e më shumë thesarin më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri-tjetrit dhe tolerancën fetare.
Në urimin e tij kryeministri u shpreh:"“Është një ditë e shënuar, për t’ju uruar të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptar, por edhe të gjithë besimtarëve të Zotit, këtë ditë të madhënueshme të sakrificës për të mirën, ditën e Kurban Bajramit, ditën që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore e kombëtare, ditë që frymëzon mirëkuptim, dashuri, respekt e tolerancë.

Duke uruar gëzuar këtë ditë, shpreh nderimin më të madh për udhëheqësit shpirtëror të Komunitetit Mysliman shqiptar dhe të të gjitha komuniteteve të tjera fetare, të cilët, me një mençuri të madhe, me një përkushtim të madh dhe besim të pakufishëm te Zoti, po konsolidojnë gjithnjë e më shumë traditën, trashëgiminë, thesarin më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri-tjetrit, tolerancën fetare, dëshmi kjo e një qëndrimi të pashembullt qytetar të besimtarëve shqiptarë.

Edhe njëherë, uroj gëzuar dhe uroj që Kurban Bajramin tjetër ta festojmë më mirë, më gëzuar, me një fitore të re të merituar”.

KOMENTE