Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA kërkon stabilitet në Liban
English

SHBA kërkon stabilitet në Liban

SHBA ka thënë se është duke mbështetur përpjekjet libaneze për të formuar një koalicion të ri në mes të tensioneve në rritje që u shkaktuan nga vrasja e shefit të sigurimit Wissam al-Hassan.

Zëdhënësja nga Departamenti Amerikan i Shtetit Viktoria Nuland, ka paralajmëruar se një vakum pushteti, do të paraqiste një rrezik të madh për stabilitetin.

"Eksporti i jostabilitetit nga Siria rrezikon sigurinë e Libanit tani më shumë se kurrë", tha ajo.

Përleshjet vdekjeprurëse shpërthyen në Bejrut dhe Tripoli pasi figura të opozitës fajësuan Sirinë për sulmin ndaj Gjeneral Hassan.

"Ne mbështesim përpjekjet e Presidentit Mishel Sulejman dhe udhëheqësve të tjerë përgjegjës në Liban për të ndërtuar një qeveri efektive që të marrë masat e nevojshme në prag të sulmit terrorist", u tha zonja Nuland gazetarëve.

"Është e drejta e libanezëve për të zgjedhur një qeveri që do të kundërshtojë këtë kërcënim. Ndërkohë, ne nuk duam të shohim një vakum".

Ajo ka shtuar se ambasadori amerikan Maura Connelly ishte me politikanët libanezë që të diskutojë formën e mundshme të koalicionit të ri.

KOMENTE