English

Familjarët e viktimave të Gërdecit kërkojnë hetimin e Fatmir Mediut, pas heqjes së imunitetit

Edhe pse kanë kalauar 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, çështja e saj akoma duket se nuk është mbyllur plotësisht.

Familjarët e viktimave të shpërthimit të Gërdecit ku katër vjet më parë humbën jetën 26 persona, kërkuan sot nisjen e procesit gjyqësor ndaj ministrit të atëhershëm të mbrojtjes Fatmir Mediu, pas hyrjes sot në fuqi të ligjit për heqjen e imunitetit.

Ish-ministri Mediu u përfshi në hetimet e zhvilluara nga prokuroria, pasi parlamenti i hoqi imunitetin në vitin 2008. Dosja e tij u dorëzua në Gjykatën e Lartë për nisjen e procesit gjyqësor, i cili nuk nisi asnjëherë duke qenë se pas zgjedhjeve të 2009 ai rifitoi imunitetin ndërsa prokuroria nuk kërkoi më që atij t’i hiqej kjo mbrojtje.

Në kërkesën e tyre familjarët i kujtojnë Prokurores së Përgjithshme se tashmë, sipas tyre, nuk ka asnjë arsye përse procesi të mos rihapet, duke qenë se pengesa e imunitetit nuk ekziston më.

KOMENTE