Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri Buja falënderon Austrinë për ndihmën e Kosovës në fushën arsimore
English

Ministri Buja falënderon Austrinë për ndihmën e Kosovës në fushën arsimore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, në ditën e dytë të vizitës në Austri, është takuar me anëtarët e Komisionit për shkencë të Parlamentit të Austrisë.
Ministri Buja ka falënderuar anëtarët e këtij Komisioni parlamentar për kontributin që Austria ka dhënë në Kosovë në fushën e arsimit, ndërkaq më pas ka njoftuar anëtarët e Komisionit për gjendjen e arsimit, shkencës dhe hulumtimit që është në Kosovë.

Zëvendëskryesuesja e këtij Komisioni, Katharina Cortolezis-Schlager, në emër të të gjithë deputetëve që janë anëtarë të Komisionit parlamentar për Shkencë, ka përgëzuar ministrin Buja për progresin që ka arritur Kosova në fushën e arsimit. Deputetët austriakë u shprehën të impresionuar për arritjet e Kosovës, duke theksuar që Kosova është shteti që ka pasur arritjet më të mëdha në rajon në fushën e arsimit, për një kohë kaq të shkurtër.
Anëtarët e komisionit u shprehën të interesuar që të vazhdojnë investimet dhe bashkëpunimin me Kosovën, duke shprehur gatishmërinë që të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit të të dy vendeve, si dhe të realizojnë projekte që kanë të bëjnë me shkëmbimin e studentëve të të dy shteteve.

Gjatë ditës së djeshme, ministri Buja ka vizituar edhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Krems të Austrisë, ku u prit nga menaxhmenti dhe profesorë të këtij Universiteti.

Ministri Buja, përveç se vizitoi nga afër laboratorët dhe hapësirat tjera të këtij universiteti, ai u njoftua hollësisht lidhur me programet që i ofron ky universitet, ndërkaq mori premtime që Kosova të fillojë së shpejti një partneritet me këtë universitet, sidomos në fushën e arsimin të lartë profesional.

Ndryshe, Ministri Buja po qëndron në Austri me ftesë të ministrit federal për Shkencë dhe Hulumtim të Austrisë, Prof.Dr. Karlheinz Tochetrle.

KOMENTE