English

Aksidentet shtohen në ditët me shi

Aksidentet në Shqipëri janë bërë aq të shpeshta madje edhe mjaft me pasojë vdekjen, sa ndien një lloj frike kur hap televizorin apo kompjuterin për të lexuar se çfarë ka ndodhur.

Aq më tepër shtohen në kohët me shi. Edhe sot gjatë pasdites, në aksin rrugor Kukës-Kolsh, një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminëme 3 persona brenda në të. Një ka vdekur dy të tjerët ndodhen rëndë në spital.

Autoritetet policore lokale kanë njoftuar se makina ka dalë nga rruga pikërisht për shkak të shiut dhe terrenit të rrëshqitshëm.

Pak më herët, në aksin rrugor Bulqizë-Burrel, një mjet tip “Benz” doli gjithashtu nga rruga dhe për rrjedhojë gjeti vdekjen drejtuesi i tij.

Po sot në orët e mbrëmjes, rreth orës 18.00 një aksident ndodhi afër rrethrrotullimit të Kamzës, por policia nuk dha asnjë informacion rreth aksidentit.

KOMENTE