Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hillary Clinton nga një vajzë kolegji dje festoi 65-vjetorin e saj si politikane e suksesshme (FOTO)
English

Hillary Clinton nga një vajzë kolegji dje festoi 65-vjetorin e saj si politikane e suksesshme (FOTO)

Kohë më parë një vajzë kolegji e veshur me pantallona me shirita dhe që mbante syze të stilit John Lennon atëherë 16 vjet, dje mbush 65 vjet.

Hillary Rodham Clinton, një politikane e shkëlqyer dhe aktualisht sekretare amerikane e shtetit amerikan, që në vitet e kolegjit është shquar për mprehtësinë e saj.

Revista LIFE ka publikuar disa foto të saj, në moshën e kolegjit, kur ajo është diplomuar si dhe në një takim me bashkëshortin që ajo jeton dhe sot Bill Clinton.

Që në kolegj ajo quhej kampione e femrave përsa i përket fjalimeve të saj në shkollë ku ka analizuar çështjet e asaj kohe që shqetësonin vendin.

Ajo u bashkua me Partinë Demokratike, vullnetare në fushatën presidenciale të kandidatit Eugene McCarthy kundër luftës.

Dhe sot në moshën 65 vjeçare ajo ka një karrierë të pasur politike dhe që shquhet në iniciativat e shumta që ndihmonin në fuqizimin e grave.

Ajo është hedhur përfundimisht në politikë pasi u takua me me burrin e saj të ardhshëm dhe presidentin amerikan në vitin 1970, gjatë një klasë të lirive civile në universitetin Yale.
Ajo sot ndihet e lumtur për jetën dhe familjen e saj. Nga martesa e saj ajo ka dhe një vajzë, Chelsea.

KOMENTE