Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia Tiranë dhe ajo e Gostivarit, shkëmbim ekspertësh në fusha të ndryshme
English

Bashkia Tiranë dhe ajo e Gostivarit, shkëmbim ekspertësh në fusha të ndryshme

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Gostivarit, Prof. Dr. Rufi Osmanin. Z. Basha e ka njohur Kryetarin e Komunës së Gostivarit me prioritetet e tij, të cilat lidhen me zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe bërja e Tiranës, një qytet tërheqës për investitorët ka dhënë rezultatet e saj. Tirana ka fituar besimin e investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë dhe qeverive të ndryshme botërore, të cilat kanë shprehur gadishmërinë për të mbështetur dhe për tu bërë pjesë e realizimit të një sërë projektesh strategjike.

Kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se Tirana shumë shpejt do të ketë Planin e Përgjithshëm Rregullues, i cili është plani transparent i zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë të Tiranës. Ky plan është konsultuar me të gjithë banorët e interesuar në takime publike, në 11 njësitë bashkiake dhe aktualisht grupi i punës po reflekton në të sugjerimet e banorëve, të ardhura nëpërmjet konsultimeve direkte, e-mailit, webit zyrtar të hapur enkas për planin etj. Z. Basha theksoi angazhimin e tij, për t’u ofruar qytetarëve të Tiranës të gjithë format dhe mënyrat, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e vendimarrjes për projektet me impakt në jetën e tyre.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha dhe z. Osmani kanë diskutuar për vendosjen e një bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Gostivarit, duke u fokusuar në rritjen e transparencës dhe cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Në këtë takim është rënë dakort për shkëmbimin e ekspertëve dhe eksperiencave në fushën e legalizimit, urbanistikës, autonomisë vendore, veçanërisht në aspektin financiar, angazhimin e sektorit privat për arritjen e objektivave të pushtetit vendor etj.

KOMENTE