Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Putin nuk ndihet mirë me shëndet. Shtyhet Samiti i krerëve të shteteve ish-sovjetike
English

Putin nuk ndihet mirë me shëndet. Shtyhet Samiti i krerëve të shteteve ish-sovjetike

Një samit i krerëve të shteteve ish-sovjetike i planifikuar në fillim të nëntorit është shtyrë, ka thënë një zyrtar të premten, pasi presidenti rus Vladimir Putin ka shfaqur probleme me kurrizin.

Komiteti Ekzekutiv i Komonuelthit të Shteteve të Pavarura, tha më parë këtë muaj se takimi do të zhvillohej në Turkmenistan më 2 nëntor.

Ndërkohë që pothuajse ftesat ishin shpërndarë asnjë arsye zyrtare nuk jepet për shtyrjen.

Kremlini hodhi poshtë zërat se Putin ishte mënjanuar nga udhëtimet për shkak se ai vuante nga probleme të kurrizit që mund të kërkojnë kirurgji.

Putin, që shquhet për aftësitë e tij fizike, është parë në shtator duke çaluar, kur ai organizoi dhe priti një samit Azi-Paqësor në Lindjen e Largët të Rusisë.

Zëdhënësi i Putinit tha në atë kohë se shefi i tij kishte tërhequr një muskul në këmbë.

Një dokumentar i kohëve të fundit tregoi atë duke bërë not në distanca të gjata, ushtrime në palestër dhe hante vezë të paziera mirë si dhe krem djathi në mëngjes.

Ish-oficeri i KGB mund të sundojë Rusinë deri në maj 2024, në bazë të kushtetutës.

KOMENTE