Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Republika e Burundit njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran
English

Republika e Burundit njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Listët së shteteve që kanë njohur Kosovën i është shtuar dhe Republika e Burundit si shteti i radhës në OKB, që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit z. Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura.

Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Siç njofton zyra e zëvendëskryeministrit Pacolli, njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se është thyer akulli tek këto vende të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike. Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Gjatë turneut dy javorësh, z.Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Ruandën, Tanzaninë, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.

KOMENTE